Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sy me sy me “Badigardin” bullgar

БНР Новини

Emri i tij është Velisllav Bonev. Lindi në qytetin Ruse. Që kur ishte i vogël u pasionua ndaj sporteve luftarake. Është i dhënë gjithë shpirti edhe pas detit. Mbaroi Shkollën e Lartë Ushtarako-Detare në qytetin Varnë. Pas kësaj deshi të punojë në Flotën Detare Bullgare, por doli, që për specialitetin e tij nuk kishte poste të lira.

Pasi nuk gjeti punë në Bullgari, vendosi të provojë fatin jashtë shtetit. Kështu pas ndryshimeve demokratike në vitit 1989 Velisllavi e braktisi mëmëdheun me idenë të kërkojë fatin në Amerikë. Mirëpo rastisi në Vjenë, ku nisi punë si rojë. Sot ai është pronar i një firme në fushën e sigurisë. Megjithëqë ajo është e bazuar në Evropë, zhvillon një punë aktive në pika të ndryshme të botës. Pas shpinës ka një përvojë të pasur në sektorin privat dhe shtetëror të sigurimit. Kujdeset për sigurimin e politikanëve të shquar, biznesmenëve, artistëve dhe muzikantëve të njohur. Ndër klientët e tij janë Gerhard Shrjoder, Maraja Keri, “Simpli Re”, “Tej det”. Kur takohemi me zotin Velisllav Bonev, ai ndodhet në Bullgari, ku mban kurse në fushën e sigurisë për nëpunësit e Policisë Ushtarake. Në punën e tij ai shfaq zhdërvjelltësi dhe kombinim. Mendon, se në momentet kritike çdo send përreth mund të shndërrohet në një mjet për vetëmbrojtje. Për rrugën profesionale Velisllav Bonevi tregon:

Nuk është e lehtë. Duke marrë parasysh, se bullgarët nuk janë të pranuar aq mirë kudo dhe duke shtuar se punoj në një nga fushat, në të cilët më vështirë merret licencë – sigurinë, mund të them, se ishte e vështirë kjo rrugë. Por sot krenohem, se disponoj licencat më të larta të sigurimit në Austri, Gjermani dhe Itali. Shpesh has konkurrencë jo aq korrekte. Por mendoj, se pasi ka njerëz, të cilët iu kundërvihen aktivitetit tonë, kjo vjen të sugjerojë se punojmë mirë.

Ato fjalë përkrahen edhe nga jehonat pozitive të punës së tij:

Jemi të specializuar në zgjidhjen e detyrave të ndërlikuara. Zhvillojmë një veprimtari të sigurimit në raste speciale, hetime dhe veprimtari prej detektivi, aftësojmë njerëz në 12 shtete, ndihmojmë firma të ndryshme me veprimtari në Evropën Lindore dhe në Afrikë.

Cila është sfida më e madhe në karrierën e zotit Bonev?

Ndoshta të punojë në këtë fushë dhe të bëhem faktor në të. Po e them këtë, sepse pas çdo përpjekjeje dëgjoja, se kjo është e pamundshme dhe nuk mund të bëhet. Për më tepër se jam edhe nga Bullgaria. Te bullgarët ka një polarizim. Nga njëra anë ka njerëz të talentuar, talenti i të cilëve nuk është aq i dukshëm, por nga ana tjetër ka njerëz, që janë gënjeshtarë, vjedhës, jo korrekt. Për fat të keq jashtë shtetit sikur u afirmua pamja e bullgarëve të tipit të dytë. Dhe ky është një fakt, i cili nuk mund të evitohet. Kështu që është e domosdoshme shumë energji krijuese dhe kohë, në se dëshirojmë të korrigjojmë këtë pamje të keqe. Ndryshe është shumë lehtë.

Puna e rojtarit është e rëndë dhe e përgjegjshme. Patjetër ngandonjëherë ka edhe ndodhi tepër interesante edhe qesharake. Për ngjarje të tilla Velisllav Bonevi kujton:

Para afro 15 vitesh, kur bëra hapat e parë në fushën e sigurimit, punuam si rojë të shfaqjeve teatrore. Në kuadrin e një programi atraktiv me arinj njeri prej zbutësve papritmas mori zinxhirin dhe hyri në mesë të publikut. Pas kësaj erdhi edhe një zbutës tjetër dhe ai e bëri po këtë. Vendosa se ka ndonjë problem dhe reagova shumë shpejtë. I lidha dy zbutësit dhe kërkova ndihmën e kolegëve, por asnjeri nuk erdhi. Qëndruan anës dhe qesheshin, publiku po kështu. Doli, që sipas traditës pas shfaqjes zbutësit hynin në mesë të publikut. Mirëpo, kur njeriu nuk njoh traditat vendore, mund të dështojë ndonjë veprimtari. Pas kësaj qeshëm shumë, ndërsa nëpunësit e televizion më thanë, se kam kontribuar shumë, që shfaqja të bëhet më interesante.

Megjithë profesionin e rëndë çfarë njeri është Velisllav Bonevi në jetën personale:

Mendoj, se jam një njeri, për të cilin hareja, gëzimi, argëtimi kanë rëndësi të madhe. E gjithë kjo shfaqet si një bilanc i punës së rëndë. Ndryshe sistemi nervor mbetet nën një tension të pandërprerë. Nga filmat njerëzit kanë një përfytyrim për profesionin tonë më tepër se si një lojë. Por kur një problem zhvillohet dhe zgjidhet, atëherë njeriu “hyn në filmin e jetës së tij personale”, në se mund të them ashtu. Dhe atëherë tensioni është jashtëzakonisht i madh. Puna jonë është të zgjidhim problemet e njerëzve – të kërkojmë fëmijë ose njerëz të pa lënë gjurmë, të zbulojmë organizatorët e atentateve e kështu me radhë punime, të cilët në realitet nuk duken të tillë siç na prezantojnë në filmat.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Teknik në Sofje

Universiteti Teknik i Sofjes ofron arsim në 4 gjuhë

Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..

botuar më 25-02-12 8.16.PD
Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD