Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentët e Universitetit të Ri Bullgar na ftojnë të hedhim një valle bullgare

БНР Новини

“Kapuni në vallen! Përkrahuni vallen bullgare!” E tillë është ftesa e studentëve të Universitetit të Ri Bullgar drejtuar moshatarëve dhe kolegëve të tyre nga universitetet e kryeqytetit. Vallja e madhe, e cila hidhet më 29 maj në orën 12 e 50 minuta në oborrin e Universitetit të Ri Bullgar do të xhirohet dhe do të përhapet në rrjetet sociale dhe në mediat e ndryshme. Ajo është pjesë e fushatës “Unë i pëlqej vallet bullgare”.

Më shumë për këtë veprimtari mësojmë nga Cvetelin Dimitrov – student në këtë universitet dhe kryetar i Komisionit Kulturor pranë Këshillit të Studentëve dhe i Klubit “Kinema, reklamë dhe biznes”:

“Bashkë me kolegët vendosëm të përkrahim fushatën “Unë i pëlqej vallet bullgare”, sepse jemi të bindur, se ritmet unike bullgare duhet të popullarizohen. Të kapur dorë për dore me njeri tjetrin në vallen e madhe do të tregojmë, jo vetëm se e vlerësojmë mrekullinë e valleve bullgare, por se e vazhdojmë traditën. Studentët, që do të përfshihen në fushatë janë nga specialitete të ndryshme. Qëllimi është të tregojmë se jemi të bashkuar si një e tëra si bullgarë. Vet unë për një kohë të gjatë mësova valle të ndryshme popullore, ndërsa prej gjashtë vitesh jam valltar profesional. Kështu që jo vetëm se e kam përvojë, por mund të them se si vallet bullgare ndikojnë mbi psikikën e njeriut. Ato janë një burim i energjisë dhe i shëndetit. Ato janë një mënyrë tepër të përshtatshme për pushim pas ditës së tensionuar të punës. Krahas kësaj janë një reklamë të mrekullueshme për vendin.”

Ndër nismëtarët kryesorë të fushatës është edhe Ansambli “Bëllgare” dhe udhëheqësi i tij artistik Hristo Dimitrov. Për këtë nismë ai tregon:

“Kjo është një fushatë jo vetëm kombëtare, por edhe botërore. Dëshirojmë t’i tregojmë botës, se vallet popullore bullgare janë me ritme tepër të pasura dhe të llojllojshme. Vallet bullgare nuk e kanë shokun. Kemi dëshirë, që nëpërmjet lëvizjeve dhe ritmeve të tyre të popullarizojmë Bullgarinë. Vendi ynë është një destinacion tërheqës turistik. Këtu ka një prodhim me cilësi të larta, por përtej kufijve nuk dihet asgjë. Kemi dëshirë, që më shumë njerëz të përfshihen në këtë fushatë, e cila iu shpreson iniciativës personale. Nëpërmjet Fejsbukut vendosëm lidhje me klubet e valleve popullore bullgare jashtë shtetit. Shpallëm një konkurs për valle më të mirë. Çmimi është një biletë për frekuentimin e ndonjë shfaqjeje të Ansamblit “Bëllgare”. Pjesëmarrësit duhet të xhirojnë dhe një film të shkurtër me vallen e formuar. Ata që do të prezantojnë filmin më të mirë do të jenë mysafirë të Festivalit të Veshjes Popullore Bullgare në fshatin Zheravna në fund të gushtit. Morëm filma nga të gjitha kontinentet edhe nga Antarktida. Këtë film e xhiruan anëtarët e ekspeditës bullgare në ishullin Livingstën. Në fakt filmi i tyre përbën mendime në përkrahje të idesë sonë. Ëndrra ime është, që një ditë të gjithë të njohin dhe të duan folklorin bullgar.”


Studentët e Universitetit të Ri Bullgar do të botojnë në Fejsbuk filmin, që do të xhirojnë për vallen.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Ansambli “Bëllgare”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD