Më 28 maj në skenën e Operës së Sofjes do të jetë premiera e operës “Gjahtarët e margaritarëve” nga Zhorzh Bize. Regjisor i shfaqjes është profesori Svetozar Donev ndërsa dirigjent do të jetë diplomati francez dhe muzikant Didie Talpen. Ky njeri është tepër i pasionuar ndaj repertorit operistik francez dhe tashmë dirigjoi në Bullgari operën “Robert Djalli” nga Xhakomo Majerberg në Operën Kombëtare të Sofjes, “Konti Ori” nga Xhoakino Rosini në Operën e qytetit Varnë, “Elena e Bukur” në Teatrin Muzikor e të tjerë. Në kuadrin e Festivalit Veror në qytetin Pllovdiv u përfshi në realizimin e versionit skenik të operës “Gjahtarë të margaritarëve” nga Zhorzh Bize me pjesëmarrjen e sopranos Irina Zhekova dhe disa këngëtarë francezë.
Didie Tallpen mësoi flaute, fagot, analizë muzikore dhe muzikë të dhomës, si dhe dirigjim në Konservatorin Kombëtar Francez dhe në Fondacionin “Jehudi Menuhin”. Që kur ishte 18 vjeçar për herë të parë doli në skenë që të drejtojë një koncert në Parisë. Është specialist i njohur në fushën e muzikës së shekujve XVIII dhe XIX. Për premierën e ardhshme të operës “Gjahtarë të margaritarëve” Didie Tallpen rrëfen:
“Zhorzh Bize ka afro 10 opera. Doemos “Karmen” është me popullaritet më të madh dhe ndoshta për këtë është në repertorin e të gjitha teatrove operistike. Doemos është edhe ndër më të dashurat nga publiku të mbarë botës. Përsa i përket operës “Gjahtarë të margaritarëve”, ai e kompozoi që kur ishte 25 vjeçar. Premiera ishte në teatrin “Lirik” të Parisit dhe pas disa spektakleve, vepra u hoq nga repertori... Pavarësisht nga ky fakt subjekti tërheq vëmendjen e admiruesve të operës edhe më sot. Dhe mendoj, se shkak për këtë është miqësia e vërtetë, dashuria, dramatizmi dhe emocionet e shumta midis personazheve kryesore Nadir, Zurga dhe Lejlla... Si kompozitor Bize ka një stil origjinal dhe meloditë janë marka e tij e afirmuar. Nuk mund të them, se ky është një kompozitor, veprat e të cilit janë të lehta për ekzekutim dhe interpretim. Në fakt kompozimet e tij përbëjnë një sfidë ndaj orkestrave dhe dirigjentëve. “Gjahtarë të margaritarëve” është një opera e mrekullueshme. Bashkëpunojmë me dirigjentit Valentin Spasov dhe është një kënaqësi të punohet me të dhe me orkestrën.”
Këtu është vendi të përmendin, se “Gjahtarë të margaritarëve” është një nga operat e preferuara të profesorit Svetozar Donev – regjisori i shfaqjes së 28 majit. “Në shfaqjen e parë të vitit 1980 më pushtoi ekzotiku i subjektit dhe lidhjet e çuditshme midis heronjve, të cilat ngandonjëherë më dukeshin arkaike. Sot kam një qëndrim krejt të ndryshëm ndaj kësaj opere” – rrëfen regjisori. “Gjahtarë të margaritarëve” tani vihet për herë të tretë në skenën e Operës së kryeqytetit. Didie Tallpen ishte këshilltar i çështjeve kulturore pranë Ambasadës së Francës në Bullgari dhe drejtor i Institutit Kulturor Francez në Sofje, në periudhën 2010 – 2013. Për ekspozitën “Epopeja e mbretërve trakë” në Louvrin ai tha:
“Ky është një projekt tepër i bukur, i cili nuk e ka shokun. Gëzohem se kisha mundësinë të isha pjesë e ekipit që e realizoi”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrov
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..