Në fund të javës së kaluar në Rigë ishte bërë një hap i rëndësishëm drejt thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në Evropën Qendrore dhe Lindore në fushën e furnizimeve të gazit. Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë nënshkruan Memorandum politik për synime për lidhjen e sistemeve të transferimit të gazit të këtyre shteteve. Projekti i quajtur Easrtring do të furnizohet me gaz nga Azerbajxhani, Turkmenistani, Iraku, Qiproja dhe Rusia dhe do të lejojë furnizime reversive nga pikat e gazit në Evropën Perëndimore.
Në fakt ky është një hap drejt realizimit të Korridorit Vertikal të Gazit, i cili ka rëndësi të madhe për Bullgarinë sidomos pas dështimit të Gazsjellësit Transevropian “Rryma Jugore”, icili duhej nëpërmjet territorit të saj të furnizonte me gaz rus Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Bile pas zëvendësimit të tij nga Moska me projektin e ri “Rryma Turke”, Sofja vazhdon të mendojë si të zërë vend më të rëndësishëm gjeostrategjik në kartën e gazit të kontinentit dhe vazhdoi të ngrejë ide në këtë drejtim, shumica prej të cilave Brukseli vlerësoi si jo serioze. Ideja për lidhjen e gazsjellësve të Bullgarisë me sistemet e transferimit të gazit të vendeve fqinje dhe të Evropës Qendrore me anën e Korridorit Vertikal të Gazit ishte mirëpritur nga KE, i cili la të kuptohet, se mund të financojë projekte të këtij tipi. Pikërisht në këtë kontekst të nevojës së integrimit, që do të thotë dhe pavarësi më të madhe nga furnizimet ruse të gazit, duhet të konsiderohet Memorandumi i nënshkruar.
Hapi i parë, së paku në nivelin politik, tashmë është bërë, që sot e tutje do të jenë të nevojshme studime dhe analiza të gjata ekonomike dhe teknike, dhe detyra e parë në këtë drejtim do të jetë të zgjidhet cili prej dy varianteve të diskutuara të realizohet. Sepse ende nuk është e qartë, projekti Easrtring a do të përfshijë vetëm Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë ose në të do të bashkohet edhe Bullgaria. Në këtë etapë mund të thuhet, se me gjithë paqartësitë, Sofja nënshkroi këtë memorandum, sepse di se ka në dorë atu të fortë.
Në të vërtetë, edhe të tre gazsjellësit, që kalojnë ose do të kalojnë përmes Turqisë, duke transportuar gaz rus dhe azerbajxhanas, duhet të shkelin në territorin evropian në afërsi të kufirit me Bullgarinë. Përmes territorit të saj kalon lidhja më e drejtpërdrejtë dhe më e shkurtër me Evropën Qendrore dhe Perëndimore, e cila duhej të përdorej për gazsjellësin “Nabuko Perëndim”, që u dështua. Të tre gazsjellësit - Transanadollas, ai Turk dhe Transadriatik do të hyjnë në territorin evropian në afërsi të Bullgarisë dhe vazhdimi i tyre në Perëndim dhe Veri në drejtim të Evropës Qendrore dhe Perëndimore do të jetë jo vetëm logjikisht i arsyetuar, por edhe me leverdi ekonomike. Këtu ndoshta duhet të përmenden thashethemet e pakonfirmuara tani për tani, se me gjithë mosmarrëveshjes midis Moskës dhe Sofjes në lidhje me “Rrymën Jugore” që u dështua, tashmë po zhvillohen bisedime për variantin e saj më të vogël i cili të mbërrijë në bregun bullgar të Detit të Zi. Me gjithë se është shumë i vogël në krahasim me e kapacitetin e parashikuar fillimisht prej 63 mlrd metrave kub gaz për vit, projekti i ri do të tejkalojë disa herë nevojat modeste të Bullgarisl për importimin e rreth 3 mlrd metrave kub të gazit dhe me siguri sasia tjetër do t’i drejtohet brendësisë së kontinentit. Në këtë kontekst është shumë e arsyeshme dhe logjike sistemet e transferimit të gazit të Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovakisë të lidhen. Akoma më tepër, se ndërtimi i lidhjeve ne dy drejtimet të Bullgarisë me Greqinë dhe Rumaninë tashmë janë në fazë të përparuar.
Pëlqimi politik në parim për krijimin e një unaze të gazit midis katër shteteve evropiane ka të gjitha shanset që të fitojë dritë jeshile dhe diçka më tepër se mbështetja verbale nga Brukseli. Sepse iniciativa është realiste, e leverdishme reciprokisht dhe në sinkron të plotë me politikën për diversifikimin energjetik dhe pavarësinë e BE.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...