Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tensioni midis bullgarëve dhe romëve shtron probleme të vjetra

БНР Новини
Foto: BGNES

Tensioni midis bullgarëve dhe romëve në bashkinë Gërmen, i cili ditën e shtunë shkallëzoi në rrahje masive, vazhdon edhe sot. Banorët e bashkisë  dhe të afërmit e tyre nga rajone të tjera të Bullgarisë  i dorëzuan Kryetarit të Bashkisë kërkesa për zgjidhjen e problemit. Protestuesit këmbëngulin për  dëbimin e romëve që  qëndrojnë këtu në mënyre të paligjshme dhe atyre, që pa  lejen e nevojshme kanë ndërtuar  çadra në këtë vend. Në rast të kundërt “do të marrin gjërat në duart e tyre”.

Zhvillimiingjarjevekrijonrrezikpërpërsëritjenerastitnë fshatinKatunicaafërPlovdivit, kukonfliktimidisciganëvedhepopullsisë vendase çoinë përleshjedhezjarre. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Gërmenit u ankua, se në qoftë se do të arrihet në shkatërrimin me dhunë të ndërtesave të paligjshme ai nuk është në gjendje  të strehojë banorët e tyre, siç kërkon ligji, sepse nuk ka banesa bashkiake.

Një rrugë pa dalje në drejtim juridik dhe administrativ në sfondin e problemit të radhës simptomatik. Kësaj here në vetë Festën tonë Kombëtare – 24 maj, Dita e shkrimit sllav dhe e kulturës bullgare, për shkak të konfliktit mbi 500 veta nga Gërmeni dhe Marçevo bllokuan disa rrugë midis fshatrave. Protestuesit pohojnë, se problemet e tyre nuk janë me romët vendas, por me ata të ardhur nga rajone  te tjera të vendit, të cilët janë vendosur këtu nga Kryetari i mëparshëm i Bashkisë mbi bazën e një dokumenti me përmbajtje të rremë.

Shkallëzimi i tensionit publik provokoi reagimet politike. Fronti Patriotik, i cili mbështet qeverinë, paralajmëroi, se do të rishikojë qëndrimin e vet ndaj koalicionit në pushtet, në qoftë se nuk do të merren masa urgjente kundër  kriminalitetit në vend. Njeri prej liderëve të tij Valeri Simeonov kërkoi që të krijohen reparte vullnetare për mbrojtjen e popullsie, sepse qeveritarët nuk bëjnë asgjë për kufizimin e kriminalitetit nëpër fshatra dhe qytete. Sipas politikanëve të Bllokut të djathtë të Reformatorëve, i cili bën pjesë në koalicionin qeverisës, tensioni në bashki i detyrohet luftës për epërsi midis dy krahëve të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, që asocijohet  me pakicën etnike turke në vend. Nga blloku pohojnë, se tensioni në bashkinë Gërmen po  rritet për shkak të betejës për vendin e kryetarit të bashkisë midis kryetarit aktual Minka Kapitanova dhe ish kryetarit Ahmed Bashev, edhe të dytë nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Sipas Reformatorëve, konflikti i krijuar nuk është vetëm në Gërmen, por këto janë  dukuri lokale me shije politike paraelektorale, karakteristike dhe për rajone të tjera të vendit.

Se për skandalin e shpërthyer në Gërmen ka  precedentë analogjik në vend, nuk ka dyshim. Të pakundërshtueshme duken tezat, se vendosja e paligjshme e romëve dhe toleranca  ndaj sjelljes së tyre  të papranueshme kanë motivim paraelektoral.  E kundërshtueshëm mbetet vetëm pritja e shoqërisë,  se kësaj here më në fund do të merren masa adekuate, sepse për fat të keq në prag të zgjedhjeve, siç dihet zgjedhjet vendore do të jenë në vjeshtë, romët  trajtohen më shumë si zgjedhës dhe kjo i vë në rolin e pengjeve politikë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD