Më 19 maj publiku në sallën numër 1 të Pallatit Popullor të Kulturës do të bëhet dëshmitar i krijimit të parë për nga lloji i vet muzikor dhe skenik në bazë të përrallës së Oskar Uajlldi. Opera pop “Peshkatari dhe shpirti i tij” është një produkt i madh me mbi 100 interpretues mbi muzikën e Minko LLambovit dhe libretin e Ana Topallovës. Sipas fjalëve të kompozitorit bashkëpunimi midis tyre fillon gjatë vitit 2012.
“Ne përpara kësaj kishim po kështu një projekt të madh-baleti simfonik “Stuhija” mbi Aleksandër Ostrovskin. Projekti qe mjaft jo komercial, prandaj vendosëm se duhet të bëjmë diçka më të pranishme për publikun. Që aty erdhi dhe ideja për përrallën e Oskar Uajlldit, e cila është e dashur prej shumë njerëzve. Ajo përmban një filozofi të thellë dhe është e përshtatshme për fëmijët dhe për të moshuarit.”
Autorët ja kanë besuar rolin e bukuroshes-shtojzavalle këngëtares së bukur Vesi Boneva. Nenço Ballabanov do të mishërohet në pamjen e peshkatarit, kurse Mariana Popova është në rolin e shtrigës. Këngëtarin nga opera e Sofjes Stefan Vlladimirov do ta shikojmë në rolin e priftit. Xhoni Iliev hyn në lëkurën e djallit, kurse lokalistja e fënki formacionit Dërti përçis Amalia interpreton rolin më serioz të grave në të gjithë operën –ajo e shpirtit. Sa i përket muzikës krijimi supozon një qëndrim novator dhe përdorimin e teknikave të ndryshme kompozuese. Muzika e Minko Llambovit mbledh në një skenë interpretues të operës dhe pop interpretues, të bashkuar nga orkestra simfonike, pop-rok bend dhe kor nën drejtimin e shkopit të dirigjentit të maestro Kirill Llambovit.
“Unë e pëlqej shumë eklektikën dhe më është shumë mirë të përziej gjeni të ndryshme-thotë autori. Nuk jam me egon se jam kompozitori më i mirë në xhaz , pop e tjera. Për mua thjesht është kënaqësi të bëj një tërësi prej elementeve, të cilat në pamje të parë janë jo të përputhshme. Është e vështirë sepse, siç kanë thënë “masa është një gjë e madhe. Ka një rrezik të madh gjërat të mos të rastisin, por dhe mundësi që të mund të lind një gjë unikale. Shpresoj që në rastin tim të bëhet e dyta.”
Kostumet përrallore në “Peshkëtari dhe shpirti i tij” janë vepër e Kremena Hallvaxhianit. Deri tani të tillë nuk janë bërë në Bullgari. Për punimin e tyre janë përdorur bojëra ndriçuese. Orkestra “Simfonieta” është e ngarkuar me detyrën përgjegjëse të shoqërojë spektaklin, vazhdimësia e të cilit është rreth 150 minuta. Për Radio Bullgarinë Minko Llambov tha lajmin të cilin e ka mësuar tani afër:
Incizuam një nga vallëzimet midis peshkatarit dhe shpirtit të tij me violinistin e madh Svetlin Rusev. Fare rastësisht u takova me të, por e kisha shkruar muzikën për tu interpretuar në piano dhe violinë. Ja propozova dhe ai e pëlqeu. E bëmë incizimin në qytetin Shumen përpara disa ditëve, pas kësaj e dërgova në Paris për përzierje. Jam krenar, se ky është një nga emrat botëror, të cilët kanë marrë pjesë në projekt”.
Ekipi i operës pop shpreson që krijimi tu sjellë jo vetëm shije shqisave të spektatorëve, por dhe ti prek me një histori për dashurinë e vërtetë dhe çmimin të cilin jemi gati ta paguajmë për të. “Duke punuar mbi operën, sikurse ndokush që lart më ndihmonte, prandaj mesazhi, të cilin e drejtojmë në final është se. Dashuria e Zotit është forca më e madhe”-thotë Minko Llambov.
Përgatiti në shqip: Nаtaniela Vasileva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..