Përpara më shumë se 10 vjetëve Illona Toteva shkon të jetojë në Britaninë e Madhe bashkë me nënën e vet. Fati i buzëqesh pas një takimi fare të rastit me producentin muzikor dhe kompozitor Toni Mur, i njohur nga “Iron Maiden”.
“E ri zbulova pasionin tim ndaj muzikës kur erdha në Mbretërinë e Bashkuar, prandaj vendosa të mbetem – kujtohet Illona. – Çdo gjë ndryshoi totalisht pasi u njoha me Tonin përpara 4 vjetëve. Do të thosha se, jam e re në industrinë muzikore, sepse këtu ka shumë artistë, të cilët merren të paktën prej 10 vjetëve. Tek unë gjërat rastisën me pak vonesë, sepse mësoja gjermanisht dhe rusisht në universitetin e Londrës dhe pavarësisht se gjithmonë kam kërkuar të merrem me muzikë, kjo ishte ëndrra ime nga e ardhmja e largët. Kur Toni Mur dëgjoj zërin tim, ai zbuloi në të një blendë të pazakonshme. Po kështu i pëlqeu dhe fakti se, vij nga Bullgaria dhe kam rrënjë ruse. Nuk ka shumë interpretues bullgar me një sukses komercial në Angli dhe shpresoj, se kjo do të ndryshojë. Formuam një grup, filluam të shkruajmë këngë, të udhëtojmë dhe të zhvillojmë koncerte. Unë jem krejtësisht autore e teksteve, por krijoj të tilla dhe për interpretuesit e tij. Kryesisht jam shkrimtare e teksteve, dhe pas kësaj jam dhe këngëtare”.
Shija elektrike e Illonës është e formuar nga preferencat e saj të larmishme muzikore. Ajo është fans e madhe e muzikës këntri dhe tregon Shanaja Tuejn për frymëzimin e vet më të fortë artistik. Bullgarja me një guxim të madh hyn dhe në stilet krejtësisht të ndryshme, siç duket nga kënga e saj “Duke lëvizur si një tërësi të tërë”, që fillon me elektro bijt.
Pavarësisht se është shumë e re Illona tanimë ka dhe koleksionin e vet prej çasteve të paharrueshme. Gjatë vitit 2012 ajo zhvillon një koncert 45 minutash përpara atletëve nga Olimpiada. Një moment i paharrueshëm në karrierën e interpretueses është koncerti në Hajd Park. Aty zhvillohet një festival i madh i Londrës, i quajtur “Vera e Britanisë”, kurse Ilona dhe grupi i saj ekzekutojnë përpara legjendës Tom Xhouns. Senzacioni bullgar ka pas shpine dy minialbume dhe aktualisht po përgatit diskun e vet debutues. Numri i këngëve në të do të jetë 13, por kur do ta presim mësojmë nga vet këngëtarja:
“Shpresoj që ai të dalë deri në fund të vitit. Deri tani kemi disa këngë në rrjetet sociale. Tani po punojmë mbi incizimet në album, një pjesë nga të cilët do të bëhen në Amerikë. Kjo është numër i posaçëm për mua sepse mendoj se më sjell kësmet. Koncertin e parë e kisha më datë 13 maj, u njoha me producentin tim përsëri në 13. Prandaj vendosa se,kjo sjellë simbolikë për mua dhe ky të jetë numri i këngëve në album.”
“Doli në dy versione – të shkurtër dhe pak më të gjatë me instrumental në fund. Në këngë është e parashtruar ideja, se do të qe një gjë e shkëlqyer që ne që të gjithë të jetojmë në një vend të bukur, të quajtur dashuri. Aty nuk ka paragjykime, nuk ka ndarje dhe gjëra, të cilat të na largojnë njëri nga tjetri. Ky është mesazhi i muzikës tonë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..