Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mark Zhirardeli: “Është për t’u mjeruar se në Bullgari ka pushimore ski, që ekzistojnë prej 50–60 vitesh, të cilat nuk mund të modernizohen”

БНР Новини
Foto: БТА

Në pragun e verës turistike Ministria e Turizmit evidentoi rezultatet e stinës dimërore në pushimoret ski dhe shpalli disa ndryshime ligjore për lehtësimin e ndërtimit të teleferikëve dhe impianteve të skive. Pas një takimi me përfaqësues të pushimoreve dimërore, në të cilën asistoi edhe këshilltari i turizmit dimëror Mark Zhirardelli, ministrja e turizmit Nikolina Angellkova tha, se muajit e ardhshëm do të hartohet një strategji dhe do të organizohet një fushatë e reklamës i kushtuar stinës së ardhshme të skive tek ne.

“Stina e kaluar dimërore ishte mjaftë e suksesshme – tha zonja Angellkova. – Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Statistikor për periudhën dhjetor 2014 – mars 2015 u shënua një rritje nga 8.2 për qind të turistëve dhe të ardhura nga 640 milionë leva ose 320 milionë euro, gjë që përbën një rritje nga 6 për qind.”

Megjithëqë numri i turistëve nga destinacionet tradicionale dimërore si Italia, Gjermania dhe Austria u rrit me afro 15 për qind, sipas ministres pushimoret malore bullgare mbeten një vend tërheqës edhe për shtetasit e vendeve fqinje. Këtë qëndrim e përkrahën edhe përfaqësuesit e qendrave të skive. Lidhur me problemet ministrja Nikolina Angellkova tha: “Kemi shumë punë për t’u bërë për stinën e ardhshme dimërore, sidomos në fushën e përmirësimit të kushteve të skive. Bullgaria është në një nga vendet e fundit përsa i përket pistave dhe teleferikëve të skive. Lidhur me këtë kemi përgatitur disa ndryshime ligjore, të cilat së shpejti do të diskutohen në shoqëri.”

Që prej 10 vitesh mbajtësi i pesëfishtë i kupës botërore të skive Mark Zhirardelli punon për popullarizimin e Bullgarisë si një destinacion i skive. Që prej disa muajsh ai është edhe këshilltar i ministres Angellkova. Pas takimit ai shprehu habinë, se prej vitesh Bullgaria përpiqet të përballojë procedurat e ngadalta në ndërtimin e impianteve të reja dhe në rindërtimin e atyre ekzistuese në pushimoret malore. Sipas tij kjo është një pengesë para investitorëve të huaj, që mund të përfshihen në modernizimin e mbarë infrastrukturës.

“Është për t’u mjeruar se në Bullgari ka pushimore ski, që ekzistojnë prej 50–60 vitesh, të cilat nuk mund të modernizohen. Kjo ngjall çudinë e investitorëve potencialë nga Austria, Zvicra dhe Gjermania. Pushimoret dimërore bullgare disponojnë një potencial të madh. Mirëpo, në vend që të hapet rruga për investime, ngrihen barriera. Kjo pezullon zhvillimin ekonomik të rajoneve, që këtu ndikon edhe mbi standardin jetik të njerëzve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD