Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rosen Plevneliev shpërblehet me çmimin “Politikani pro-evropian i 2015-ës”

БНР Новини
Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev bashkë me mbajtësen e parë të çmimit Jordanka Fandëkova dhe me kryetarin e Bordit të Drejtorëve të Televizionit “Evropa” Emill Stojanov.
Foto: BGNES

Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev u shpërblye me çmimin “Politikani pro-evropian i 2015-ës”. Ky çmim jepet nga Televizioni “Evropa” për herë të dytë. Çmimin e parë e meritoi Kryebashkiakia e Sofjes, znj. Jordanka Fandëkova. Sivjet dekorata përbën një statujë prej bronzi dhe është e skulptorit Rumen Zhekov. “Për mua është nder i madh të shpërblehem me çmimin vjetor të politikanit pro-evropian pikërisht në prag të Ditës së Evropës më 9 maj”, tha kreu i shtetit bullgar në ceremoninë solemne, duke shtuar:

“Krenohem se jam një president pro-evropian, kategorikisht u shpreh Presidenti Rosen Plevneliev. – Që në ditën e parë të fushatës parazgjedhore unë u premtova qytetarëve bullgarë se do të jem president i tillë. Atëherë ua thashë: “Për mua BE-ja nuk është politikë e jashtme. BE-ja është familja jonë.” BE-ja është një projekt i veçantë paqësor, i cili projekt lindi nën shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore. BE-ja është motori i zhvillimit njerëzor, i demokracisë në Kontinentin e Vjetër dhe në botë. BE-ja është ëndrra jonë e përmbushur dhe përbën atë bashkim të të cilit i besojmë. Ja pse ne duhet të kontribuojmë në të dhe të bëjmë përpjekje të vazhdueshme. Duhet të besojmë në vlerat tona dhe ta kundërshtojmë ndarjen, propagandën dhe historinë e manipuluar. Dhe atë do të bëjmë nëpërmjet integrimit. Integrimi është receta kundër destabilizimit. Evropa avancoi falë Bashkimit Evropian. Por ne kemi për të bërë dhe hapa të tjerë. Për ne ka shumë sfida. Në këtë lidhje nuk duhet të fajësojmë për çdo të keqe individuale shtetërore Brukselin. Unë jam ndër presidentët të cilët besojnë se Komisioni Evropian është një partner i rëndësishëm dhe nuk do të lejoj që Bullgaria të devijohet nga rruga e zhvillimit evropian. Mos harrojmë se çfarë tha njëri nga baballarët e Evropës së bashkuar – Robert Shumani, që Evropa do të bëhet fuqia e cila do të kapërcejë të gjitha vështirësitë. Fuqia e BE-së është se 500 milionë evropianë ndajnë një fat të përbashkët dhe kontribuojnë së bashku jo vetëm në vizionin e Kontinentit të Vjetër, por dhe në atë të botës. Bullgarët janë një popull krenar dhe gjithnjë e më shumë besojnë në të ardhmen e suksesshme, sepse janë pjesë e familjes të shoqërive demokratike, të cilat punojnë për bashkimin dhe paqen në Evropë.”

Pse e përzgjodhët Presidentin Plevneliev politikan pro-evropian të 2015-ës?

“Më motivoi pozita e tij e palëkundur në mbrojtjen e vlerave evropiane në Bullgari, tha shefi i Bordit të Drejtorëve, themeluesve të çmimit, z. Emill Stojanov. – Ai u tregua i palëkundur në sulmet e njerëzve me qëndrime anti-evropiane. Në çdo moment Presidenti Plevneliev shprehte përkatësinë e Bullgarisë ndaj familjes evropiane.”

Çfarë do të thotë të jesh politikan pro-evropian në situatën aktuale, shumë të komplikuar për Bullgarinë dhe Evropën?

“Të jesh politikan pro-evropian do të thotë që të mendosh për të ardhmen e fëmijëve, vuri në dukje Zëvendës presidentja e Komisionit Evropian dhe Komisionere e BE-së nga Bullgaria Kristalina Georgieva. – Bota në të vërtetë është vënë në shqetësim dhe njëkohësisht është me aftësi më të mëdha të konkurrencës se sa ishte në të kaluarën. Në këtë botë 507 milionë evropianë janë së bashku. Secili prej nesh e ka për detyrë të garantojë një jetesë më të mirë dhe t’u rri paranë evropianëve të tjerë.”

“Për mua, si orientimi i Bullgarisë, ashtu dhe profili i politikanit bullgar sot janë tepër të qartë. Sepse ne jemi një pjesë e denjë e familjes evropiane dhe vetëm duke qenë së bashku mund të përballojmë sfidat, theksoi Kryebashkiakia e Sofjes, Jordanka Fandëkova. – Më vjen mirë se jam në kontakt të pandërprerë me kryebashkiakët e qyteteve të tjera evropiane. Kjo më mundëson të zgjidh problemet sa më të shpejt. Bashkëpunojmë në fushën e ekologjisë, transportit, e-qeverisjes etj. Evropa nuk do thotë vetëm festim i përbashkët, ashtu si 9 Maji, por do të thotë dhe një shans i madh për të bashkëpunuar dhe për të kapërcyer së bashku sfidat aktuale.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD