Radio Bullgaria fitoi vendin e tretë në stafetën e Radios Kombëtare Bullgare, kushtuar jubileut 80 vjeçar të themelimit të medias. Kapiten i skuadrës së “bullgarëve” ishte Drejtori i Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev. Stafeta, e cila është e njohur edhe si “Xhiro e Radio Sofjes”, u zhvillua pas një ndërprerje 12 vjeçare.
Në trasenë që përfshinte 4 x 200 metra, ekipi i Radio Bullgarisë vërtetoi shpirtin e vet ekipor. Në distancën e parë vrapoi Aleksandër Kiçukov, i cili punon për emisionet në arabisht, në atë të dytë – Aleksandër Markovi, redaktor në emisionet në gjuhën angleze. Prej tij stafetën e mori Virginija Stamatova nga redaksia “Bullgaria”. Juristi Stamen Janev, i cili vrapoi i katërti duke treguar një shpejtësi të madhe e kapërceu distancën për një kohë rekord.
Ja se çfarë deklaroi në lidhje me rivendosjen e iniciativës Drejtori i Përgjithshëm i BNR Radosllav Jankullov:
“Zhvilluam një sërë aktivitetesh – koncerte, takime, ekspozita, shfaqje, të cilat na afruan më shumë me miqtë tanë, dëgjuesit e radios. Nuk duhej të harronim edhe sportin, sepse ai është pjesë e jetesë sonë dhe secili prej nesh duhet të vlerësojë këtë lloj aktiviteti.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..