“Shpirt i shëndoshë në trup të shëndoshë”. Kjo shprehje antike ishte e përhapur në çdo sallë shkollore të edukimit fizik para se të vinte demokracia. Sot jo vetëm shprehja u harrua, u zhdukën po ashtu pajiset sportive në shkollë dhe u reduktuan garat sportive. Vetëm futbolli mbijetoftë. Në Ligjin e Edukimit Fizik shkruhet se nuk lejohet të hapet një shkollë ku nuk ka hapësirë të përshtatshme për orët e fizkulturës. 25 vjet pas tranzicionit në Bullgari vetëm gjysma e shkollave shtetërore kanë salla fizkulture. Por në shumicën e rasteve këto salla nuk shfrytëzohen për shkak të rinovimit të tyre të shtrenjtë dhe faktikisht nxënësit lirohen në orën e fizkulturës. Këtë e tregojnë të dhënat e Sindikatës “Arsimi”.
Në konferencën kushtuar reformave në arsim dhe shkencë, Ministri i Rinisë dhe Sportit, z. Krasen Kralev njoftoi se: “Më se 60 për qind e të rinjve janë me deformime kurrizore, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt janë me mbipeshë dhe shumë fëmijë vuajnë nga trashja trupore”. Në lidhje me të dhënat shqetësuese Ministria propozon ndryshime në Ligjin e Arsimit Parashkollor dhe Shkollor:
“Tendenca në Evropë, në veçanti në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Çeki, Hungari dhe Poloni, është tërheqja e trajnerëve profesionalistë në orët e fizkulturës”, shpjegon Ministri Kralev. Federatat e Sportit e përgëzojnë këtë ide, thekson ministri.
Mirëpo, ideja për trajnerët profesionalistë vë në pikëpyetje selektimin dhe pagën e tyre. Sigurisht që, po të emërohen profesionalistë, do të bëhen më shumë harxhime. Më mirë do të ishte, të rinovojmë bazën shkollore me mjete minimale. Duhet të ndalohet po ashtu praktika e keqe, pra mësuesit e matematikës dhe muzikës të ngarkohen me orët e fizkulturës. Dhe së fundmi të tërhiqen në punë mësuesit e edukimit fizik.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe..
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin..