Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev dhe ushtarakët e lartë përshëndetën në një video kontingjentet bullgare përtej kufirit me rastin e Ditës së Trimërisë dhe Festës së Ushtrisë Bullgare – 6 majit. Të njëjtën ditë mbushen 23 vjet nga misioni i parë paqeruajtës bullgar në Kamboxhë. Si zakonisht në raste të tilla jepen vlerësime të larta për zbatimin profesional të detyrave, drejtohen urime për shëndet dhe sukses, jepen premtime për motivimin maksimal të luftëtarëve për zbatimin e detyrës së tyre larg atdheut. Këtë herë urimet e drejtuara ishin të matura dhe modeste, siç është dhe pjesëmarrja e sotme bullgare në operacionet ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së.
Sot Bullgaria mirëmban vetëm pak mbi 140 ushtarakë përtej kufirit – rreth 110 në misionin e NATO-s në Afganistan, 10 në operacionin e NATO-s në Kosovë, 10 në operacionin e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, një ekip mjekësor prej katër vetash në misionin e BE-së për trajnimin e forcave të sigurimit të Malit. Para rreth një viti vendi kishte përtej kufirit 483 ushtarakë, përveç në Afganistan, Kosovë, Bosnjë dhe Mali, Bullgaria ishte e pranishme gjithashtu në Gjeorgji, Somali dhe Liberi. Vetëm gjatë misionit në Afganistan deri në vitin e kaluar ka pasur 9000 luftëtarë bullgarë, kurse që para se të bëhet anëtar i NATO-s dhe BE-së, për dy vjet (1992-1993) vendi ynë ka marrë pjesë në misionin e OKB-së në Kamboxhë me 1 300 kaska blu.
Megjithëse prania e sotme bullgare në operacionet ushtarake përtej kufirit të jetë ulur deri në një shkallë të madhe për shkak të ndryshimeve në realitetet politike dhe ushtarako-politike, kjo u detyrohet edhe vështirësive financiare. Nuk është e rastit se në ditën e përshëndetjeve të fundit, dërguar kontingjenteve përtej kufirit, Ministri i Mbrojtjes flet për mungesën e mjeteve për meremetimin e njësive të aviacionit luftarak dhe për mungesën e mundësive për t’u vendosur nëse gatishmëria luftarake e Forcave Ushtarako-Ajrore të mirëmbahet me meremetimin e gjuajtësve rusë, ose me blerjen e gjuajtësve të tillë perëndimorë. Ndërkaq, një ushtarak i lartë njohu se nuk është e qartë se çfarë do të jetë fati i kontingjentit në Afganistan vitin tjetër.
Mirëpo, ushtarakët kanë pritje pozitive për të ardhmen. Para Ditës së Trimërisë dhe Festës së Ushtrisë Bullgare Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë qershorit Parlamenti do të miratojë programin për zhvillimin e mbrojtjes për rreth 2 mlrd euro dhe nuk përjashtoi edhe aktualizimin e buxhetit ushtarak deri në fund të vitit. Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare është një pjesë e pandarë e zhvillimit të forcave ushtarake, kështu që ajo vazhdon të jetë “një mision i mundshëm”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..