Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen dhe programi i ri ekonomik i BE, i njohur si “Plani Junker” sipas emrit të krijuesit të tij – Kryetari aktual i KE Zhan-Klod Junker, ishin ndër temat kryesore të takimit midis përfaqësuesve të qeverisë dhe të biznesit.
Katër projekte në vlerë të përgjithshme rreth 300 mln eurosh tashmë janë miratuar për financime në kuadrin e “Planit Junker”. Mjetet do të lëshohen nga Banka Evropiane e Investimeve, ndërsa projektet janë – për zgjerimin e aeroportit në Kroaci, 14 qendra për kujdese shëndetësore në Irlandë, nisma kërkimore-shkencore në fushën e shëndetësisë në Spanjë dhe projekt për novacione në industri nga Italia.
Në lidhje me praninë bullgare në “Planin Junker” Zëvendëskryeministrja Meglena Kuneva bëri prognozë:
“Çfarë do të vendos të bëjë biznesi bullgar së shpejti do të shohim, por duke u mbështetur mbi mënyrën sipas së cilës zhvillohet sektori IT, mendoj, se ai me siguri do të gjejë vend në këtë plan. Për ne është me rëndësi të bëjmë një Ligj të mirë për Prokurimet Publike, sepse ai i ofron shans biznesit të grumbullojë përvojë.”
Në lidhje me mekanizmin sipas të cilit firmat bullgare do të kandidojnë për financim nga “Plani Junker”, Meglena Kuneva deklaroi, se tashmë janë zhvilluar diskutime me Drejtorin e Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev, për krijimin e një fondi kombëtar për ndihmë, i cili nuk do të veprojë si ndihmë shtetërore, por sipas modelit të “Planit Junker”. Një drejtim tjetër për dhënie ndihmë biznesit bullgar do të jenë platformat internet për shkëmbimin e eksperiencës midis biznesit evropian dhe qendrave lokale të konsultimeve, të cilat do të krijohen pas diskutimeve me sektorin real. Partnerë kryesorë në ngritjen e tyre do të jenë Banka Bullgare për Zhvillim, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia Bullgare e Investimeve.
Sipas Zëv/kryeministres Kuneva, Brukseli i ka ngritur në mënyrë pa precedentë kriteret ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë për anëtarësimin e tyre në Shengen. Ato kanë të bëjnë me kërkesat e reja për luftë kundër terrorizimit dhe reformën në sistemin gjyqësor.
“Shkëmbimi i informacionit nëpërmjet Evropolit dhe Eurojustit prej vite zhvillohet shumë mirë – tha gjithashtu Meglena Kuneva. – Bota u bë më e rrezikshme dhe mosqenia e Bullgarisë në zonën me siguri të rritur, siç është Shengeni, nuk është e mirë si për ne, ashtu edhe për Evropën.”
Ajo nuk përjashtoi variantin që aderimi ynë në fillim të bëhet në kuadrin e territoreve ajrore dhe detare, pas kësaj edhe në ato tokësore. Bullgaria ka një aeroport ndërkombëtar në Sofje dhe dy për fluturime çartër – në Varna dhe Burgas, kështu që respektimi i kërkesave nuk do të përbëjë problem. Deri në fund të vitit ka dy mbledhje të Këshillit të Ministrave të Punëve të Brendshme – në qershor dhe në tetor. Priten dhe vizitat e fundit në Finlandë, Holandë dhe Gjermani. Zonja Kuneva nuk përmendi ndonjë datë konkrete, në të cilën pritet që vendi ynë të aderohet në bashkimin kufitar.
Pyetjet e biznesit ishin lidhur me probleme konkrete si amendamentet në Ligjin për Prokurimet Publike, sipas të cilave ruhen veprimtari speciale, me prokurimet për të cilat do të ngarkohen firma që janë pronë të njerëzve me çrregullime. Sipas sektorit real, në BE është parashikuar vetërregullim nga ana e organizatave të degëve dhe përzgjedhja nga ana e përfituesit me cilat prokurime publike të angazhojë ndërmarrjet, që menaxhohen nga njerëz me çrregullime. U bë një propozim për përgatitjen e rregullave për të ashtuquajturën “karta blu” – d.m.th. lejen për punësim të të huajve nga vende të treta, specializimi i të cilëve është kërkuar në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...