Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po presim liberalizimin e sektorit energjetik

БНР Новини
Foto: arkiv

Një nga karakteristikat kryesore e energjetikës bullgare gjatë 25 vjetëve të tranzicionit dhe më konkretisht e Kompanisë Energjetike Bullgare, është mungesa e transparencës. Por liberalizimi i sektorit është një proces i pashmangshëm dhe në lidhje me të një nga një dalin sekretet e ruajtura me kujdes gjatë viteve të fundit. Javën e kaluar u bë e qartë se Kompania Elektrike Bullgare blen energji me çmim të përbashkët 160 lv. për një megavat/orë dhe e shes të njëjtën energji si furnizues publik me çmim të rregulluar 125 lv. Logjika e thjeshtë tregon se kjo krijon deficit në njërën prej degëve, në të cilat Kompania Energjetike Bullgare po zhvillon veprimtari – në tregun e rregulluar.

Ekonomisti Kalojan Stajkov nga Instituti i Ekonomisë Tregtare komenton problemin me deficitin e Kompanisë Elektrike kështu: “Kur flitet për deficit në Kompaninë Elektrike Bullgare duhet të jemi më konkretë – për cilën degë të veprimtarisë së saj bëhet fjalë. A deficiti është në tregun e lirë, në tregun e rregulluar, në programet e investimeve, në prodhimin e elektricitetit apo në eksportin e energjisë. Duhet të kuptojmë nga vjen problemi dhe pastaj mund të kërkojmë zgjidhje. Aktualisht nuk mund të saktësohet veprimtaria konkrete, e cila sjell të ardhura. Nuk mund të formulohet një zgjidhje konkrete të problemit sepse nuk dihet çfarë është burimi i tij. Nga pikëpamja e tregut të liberalizuar Kompania Elektrike Bullgare është një strukturë e pakuptimtë, për të cilën nuk ka nevojë.”

Thuhet se biznesi paguan çmime më të larta dhe kështu subvencionohen konsumatorët e thjeshtë, por kjo nuk është diçka e sigurt sepse një pjesë e firmave blejnë energjinë elektrike me çmime të rregulluara, tjetra – me çmime të lira. Sipas Kalojan Stankovit aktualisht shtesa për energji ekologjike në tregun e rregulluar është midis 45 dhe 50 leva për megavat/orë. Në tregun e lirë çmimi është 15 leva. Kështu konsumatorët e elektricitetit të rregulluar paguajnë shtrenjtë prodhimin e centraleve ekologjike. Mirëpo në tregun e lirë korrenti është më i lirë. Ka njerëz, të cilët pohojnë se pas liberalizimit energjia do të bëhet më e shtrenjtë, por përvoja e deritanishme tregon se çmimet ulen.

Para një jave në Oslo është nënshkruar një kontratë midis “Bursës së Pavarur Energjetike Bullgare” dhe bursës norvegjeze “Nord Pool Spot”, e cila do të bëhet platforma për liberalizimin e shumëpritur të tregut bullgar të energjisë elektrike që është planifikuar për fillimin e vitit të ardhshëm. Por akoma nga ana norvegjeze nuk ka propozime konkrete për këtë se si do të zhvillohet ky liberalizim, tha për Radio Bullgarinë kryetari i Komisionit për Rregullim të Energjetikës dhe Ujërave Ivan Ivanov.

Pasi bursa nis punë nuk do të ketë energji të shtrenjtë për klientët e tregut të rregulluar dhe energji të lirë për klientët e tregut të lirë. Energjia do të shitet vetëm në çmimet e borës. Mbi të, pa marrë parasysh nëse është destinuar për konsumatorët e thjeshtë apo për konsumatorët industrialë, do të llogaritet një shtesë për energji ekologjike.

Po presim dhe ndryshime të tjera në Ligjin për Energjetikën, të cilat duhet të parashtrohen në mes të këtij viti. Me ta modeli i tanishëm do të ndryshohet krejt. Sipas zotit Ivanov Kompania Elektrike Bullgare po blen me çmime të ndryshme energjinë e prodhuesve të ndryshëm dhe kështu formon një miks energjetik. Ndryshime duhet të ketë edhe në vetë Kompaninë Elektrike, e cila tashmë çerek shekulli është simbol i monopolit shtetëror në këtë sektor. Deri tani kompania luan rolin e prodhuesit, tregtarit, shpërndarësit dhe më shumë të një grope të zezë, e cila krijon deficit. Pritet se Bursa energjetike do t’i bëjë të panevojshme dy prej veprimeve të saj – shitjen me çmime të rregulluara dhe shitjen me çmime të lira. Kështu roli i Kompanisë Eklektike Bullgare do të zvogëlohet shumë. Po presim veprimtarinë e ligjvënësit në këtë sferë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD