Në vitet pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane një nga detyrat kryesore të shoqërisë bullgare ishte edukimi i brezit të ri. Provat e para për aplikimin e edukimit fizik në vend bëri mësuesi i kimisë Todor Jonçev, i cili ftoi 10 pedagogë të gjimnastikës nga Zvicra. Kështu nga viti 1895 deri në vitin 1897 në vend u formuan shoqatat e para gjimnastikore. Një vit më vonë u krijua edhe Bashkimi i Shoqatave Gjimnastikore Bullgare “Junak”. Kryetari i tij i parë ishte Todor Jonçev.
“Njerëzit, që anëtarësuan në ato shoqata kishin përkatësi të llojllojshme sociale – tregon Katja Dimitrova, përgjegjëse në Muzeun e Sportit në Sofje. – Nga nëpunëstë lartë deri te njerëz, pothuajse pa arsim. Kjo edhe një herë vjen të tregojë rolin bashkues të sportit në shoqëri edhe në ato vite. Pak më vonë kujdestar i Bashkimit u bë mbreti Boris III. Kur lindën trashëgimtarët e fronit Maria-Luiza dhe Simeon ai tha, se ka dëshirë, që fëmijët e tij të edukohen në patriotizëm në radhët e kësaj organizate.”
Me mjete të veta anëtarët e shoqatës ndërtuan sallat e para gjimnastikore dhe stadiumet, ku të rinjtë mësonin valle, trajnonin atletikë të lehtë, boks, mundje, skermë. Në disa qytete praktikohej notim, hipizëm, kanotazh.
“Në Muzeun e Sportit i kemi kushtuar një vend të madh Bashkimit “Junak”. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse ai zhvillonte një veprimtari jashtëzakonisht të pasur kulturore dhe arsimore, gjë që e kthen atë në një organizatë unike të sportit bullgar – tregon Katja Dimitrova. – Për fat të keq sot shumë njerëz nuk dinë për këtë organizatë, e cila në praktikë e vuri themelet e mësimdhënies moderne të edukimit fizik në shkollat bullgare. Ajo ishte në thelbin e hedhjes së themeleve dhe të zhvillimit të shumë llojeve të sportit tek ne.”
Dhe kjo në të vërtetë ishte ashtu, sepse mësuesit zviceranë transferuan në Bullgari sporte të tilla si bejsbolli, basketbolli, volejbolli, patinazhi, futbolli. Ndër gjimnastët organizoheshin konkurse muzikore dhe letrare, lexime, biseda, formoheshin kore dhe grupe muzikore. Shoqatat e veçanta botuan disa gazeta. U krijuan shumë libra me përshkrim të hollësishëm dhe me fotografi të ushtrimeve. Mirëpo, më e rëndësishmja në veprimtarinë e Shoqatës “Junak” mbeten aktivitetet gjimnastikore që organizoheshin nga viti 1900 çdo dy ose tre vjet. Programi përfshinte parade solemne, ushtrime të përbashkëta gjimnastikore dhe gara të vrapimit, hedhjes së shtizës, kërcimit së gjati dhe së larti, ngritjes së peshave.
“Pjesëmarrësit bënë ushtrime demonstrative në masë, të përgatitura paraprakisht. Qëllimi ishte të tregohet ndikimi i dobishëm i sportit mbi organizmin njerëzor. Ato aktivitete kishin një karakter të garës. Fituesit merreshin medalje, plakete, kupa, fleta nderi. E gjithë kjo mund të shihet në vitrinat e Muzeut të Sportit. Krahas kësaj ndër eksponatet ka dhe një uniformë zyrtare të Bashkimit “Junak”. Në njeri prej aktiviteteve të vitit 1910 bashkë me bullgarët në ushtrimet demonstrative bënë pjesë edhe serbë, çekë dhe rusë. Këtë e dëshmon një fotografi e vjetër, reproduksioni i së cilës ruhet në muze.”
Shumica e këtyre aktiviteteve sportive zhvilloheshin me pjesëmarrjen e shoqatave të vendit. Krahas kësaj ka të dhëna për pjesëmarrje bullgare në aktivitete të këtij lloji në Venecie, Pragë dhe në qytete të tjera. Në Bullgari vendi kryesor për organizimin e veprimtarive të tilla ishte stadiumi me të njëjtin emër “Junak” në Sofje. Një fakt pak i njohur është, se Bullgaria mori pjesë në themelimin e Lojërave të Para Olimpike në Athinë vitin 1896 me një delegacion pesë anëtarësh nga Shoqata e kryeqytetit “Junak”. Bashkimi i Shoqatave Gjimnastikore Bullgare “Junak” ekzistoi në vazhdim të 50 viteve. Për fat të keq ai u shpërbë pas vendosjes së pushtetit por sovjetik në Bullgari në mesin e viteve 40-të të shekullit të kaluar. Në Muzeun e Sportit sot mund të shihen eksponate, që tregojnë historinë e pasur të Shoqatës “Junak”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Desisllava Ivanova dhe stara-sofia.com
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..