Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi “Junak” – një histori e pasur

БНР Новини
Ushtrime në stadiumin “Junak”, vitet e 20-ta
Foto: stara-sofia.com

Në vitet pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane një nga detyrat kryesore të shoqërisë bullgare ishte edukimi i brezit të ri. Provat e para për aplikimin e edukimit fizik në vend bëri mësuesi i kimisë Todor Jonçev, i cili ftoi 10 pedagogë të gjimnastikës nga Zvicra. Kështu nga viti 1895 deri në vitin 1897 në vend u formuan shoqatat e para gjimnastikore. Një vit më vonë u krijua edhe Bashkimi i Shoqatave Gjimnastikore Bullgare “Junak”. Kryetari i tij i parë ishte Todor Jonçev.

“Njerëzit, që anëtarësuan në ato shoqata kishin përkatësi të llojllojshme sociale – tregon Katja Dimitrova, përgjegjëse në Muzeun e Sportit në Sofje. – Nga nëpunëstë lartë deri te njerëz, pothuajse pa arsim. Kjo edhe një herë vjen të tregojë rolin bashkues të sportit në shoqëri edhe në ato vite. Pak më vonë kujdestar i Bashkimit u bë mbreti Boris III. Kur lindën trashëgimtarët e fronit Maria-Luiza dhe Simeon ai tha, se ka dëshirë, që fëmijët e tij të edukohen në patriotizëm në radhët e kësaj organizate.”

Me mjete të veta anëtarët e shoqatës ndërtuan sallat e para gjimnastikore dhe stadiumet, ku të rinjtë mësonin valle, trajnonin atletikë të lehtë, boks, mundje, skermë. Në disa qytete praktikohej notim, hipizëm, kanotazh.

“Në Muzeun e Sportit i kemi kushtuar një vend të madh Bashkimit “Junak”. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse ai zhvillonte një veprimtari jashtëzakonisht të pasur kulturore dhe arsimore, gjë që e kthen atë në një organizatë unike të sportit bullgar – tregon Katja Dimitrova. – Për fat të keq sot shumë njerëz nuk dinë për këtë organizatë, e cila në praktikë e vuri themelet e mësimdhënies moderne të edukimit fizik në shkollat bullgare. Ajo ishte në thelbin e hedhjes së themeleve dhe të Sportistët bullgarë në aktivitetin gjimnastikor më 1910zhvillimit të shumë llojeve të sportit tek ne.”

Dhe kjo në të vërtetë ishte ashtu, sepse mësuesit zviceranë transferuan në Bullgari sporte të tilla si bejsbolli, basketbolli, volejbolli, patinazhi, futbolli. Ndër gjimnastët organizoheshin konkurse muzikore dhe letrare, lexime, biseda, formoheshin kore dhe grupe muzikore. Shoqatat e veçanta botuan disa gazeta. U krijuan shumë libra me përshkrim të hollësishëm dhe me fotografi të ushtrimeve. Mirëpo, më e rëndësishmja në veprimtarinë e Shoqatës “Junak” mbeten aktivitetet gjimnastikore që organizoheshin nga viti 1900 çdo dy ose tre vjet. Programi përfshinte parade solemne, ushtrime të përbashkëta gjimnastikore dhe gara të vrapimit, hedhjes së shtizës, kërcimit së gjati dhe së larti, ngritjes së peshave.

“Pjesëmarrësit bënë ushtrime demonstrative në masë, të përgatitura paraprakisht. Qëllimi ishte të tregohet ndikimi i dobishëm i sportit mbi organizmin njerëzor. Ato aktivitete kishin një karakter të garës. Fituesit merreshin medalje, plakete, kupa, fleta nderi. E gjithë kjo mund të shihet në vitrinat e Muzeut të Sportit. Krahas kësaj ndër eksponatet ka dhe një uniformë zyrtare të Bashkimit “Junak”. Në njeri prej aktiviteteve të vitit 1910 bashkë me bullgarët në ushtrimet demonstrative bënë pjesë edhe serbë, çekë dhe rusë. Këtë e dëshmon një fotografi e vjetër, reproduksioni i së cilës ruhet në muze.”

Udhëheqja e plotë e gjimnastikës dhe uniforma zyrtare – eksponate në Muzeun e Sportit në SofjeShumica e këtyre aktiviteteve sportive zhvilloheshin me pjesëmarrjen e shoqatave të vendit. Krahas kësaj ka të dhëna për pjesëmarrje bullgare në aktivitete të këtij lloji në Venecie, Pragë dhe në qytete të tjera. Në Bullgari vendi kryesor për organizimin e veprimtarive të tilla ishte stadiumi me të njëjtin emër “Junak” në Sofje. Një fakt pak i njohur është, se Bullgaria mori pjesë në themelimin e Lojërave të Para Olimpike në Athinë vitin 1896 me një delegacion pesë anëtarësh nga Shoqata e kryeqytetit “Junak”. Bashkimi i Shoqatave Gjimnastikore Bullgare “Junak” ekzistoi në vazhdim të 50 viteve. Për fat të keq ai u shpërbë pas vendosjes së pushtetit por sovjetik në Bullgari në mesin e viteve 40-të të shekullit të kaluar. Në Muzeun e Sportit sot mund të shihen eksponate, që tregojnë historinë e pasur të Shoqatës “Junak”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Desisllava Ivanova dhe stara-sofia.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD