Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota e Sofjes postapokaliptike

БНР Новини

Në se interesoheni për sci-fi dhe fantazi nuk ka nevojë të rrethoni galeritë e nëndheshme dhe të kërkoni rreziqet. Vetëm duhet të mblidheni me miq dhe të afirmoni virtytet prej guximtari me lojën e parë bullgare sci-fi bordit “E ardhmja e ndritshme”.

Një grup entuziastësh të rinj paraqesin një shikim më të errët të ditës së nesërme. Çfarë do të ndodhë në se do të bëhemi dëshmitarë të një lufte bërthamore? Akti në lojën bordit “E ardhmja e ndritshme” zhvillohet në një botë të shkatërruar nga sulmet bërthamore. Me gjithë atë... jeta vazhdon. Lojtarët mund të zhyten në botën postapokaliptike dhe të bëjnë provë të shpëtohen. Mirëpo, në se nuk do të arrijnë? Të paktën do të japin gjithçka nga vete, duke jetuar në tunelet gjysmë të shkatërruara të metrosë së kryeqytetit ose bunkerët legjendarë të nëndheshëm të Sofjes. Kudo përgjojnë rreziqe, të fshehura në një lojë interesante dhe dramatike me një dizajn fantastik, duke përfshirë itinerare, harta unike me personazhe dhe armët e tyre, kode për hapjen e portave sekrete dhe detaje të tjera.

Radomir Mirçev frymëzohet nga lojërat, të cilët miqtë e tij kërkojnë ta organizojë. Kështu ai krijoi një gjë unike për Bullgarinë – një lojë bordit sci-fi. Më shumë na tregojnë krijuesit dhe njeri prej piktorëve, Georgi Janaçkov, i cili ilustroi disa prej heronjve dhe armëve të tyre:

“Kjo është një lojë aventureske. U shpërthye një luftë bërthamore dhe afro 98 për qind prej njerëzve vdiqën. 2 për qind janë të lumturit, në se mund të themi kështu, që arritën të fshihen në tunelet dhe bunkerët që shtrihen nën Sofjen. Disa prej të shpëtuarve përpiqen të rikthejnë qytetërimin e mëparshëm. Të tjerët u kthyen në mutant dhe dëshirojnë të krijojnë një gjë të re.”

СнимкаMe miqtë e tij autori kaloi shumë kohë në tunelet dhe në galeritë e nëndheshme duke hartografuar rajonet, që shtrihen nën kryeqytet. Kjo u ndihmoi të projektojnë rrugët në lojë ashtu që ato të duken maksimalisht realiste. Në këtë mënyrë njerëzit që luftojnë të shpëtohen, hyjnë “plotësisht në film”. Më shumë për bunkerët nën Sofjen tregon autori Radomir Mirçev:

“Ashtu siç shkrimtarët nuk mund të shkruajnë për gjëra që nuk njohin, kështu edhe kur krijohet një lojë duhet të kërkohen referenca, që të mos jetë e krijuar gjithçka nga fantazia. Bridhnim që të shikonim si duken tunelet, deri ku arrijnë. Deshëm, që loja të krijojë një ndjenje të realizmit. Hartografuam tunelet dhe bunkerët dhe i shfrytëzuam grafikët në lojë.”

Radomir Mirçevi arriti të mbledhë një ekip nga profesionistë – piktorë, dizajnjerë, admirues të lojërave. Në fillim të gjithë punuan pa pagesë. Megjithë peripecitë dhe vështirësitë, pas një pune njëvjeçare “E ardhmja e ndritshme” është fakt. Loja ka dy skenarë të mundshëm. Në variantin e parë lojtarët bashkë përpiqen të ndërpresin përhapjen e epidemive pas atakëve bërthamore, në një botë pa spitale dhe pa mjekë. Në variantin tjetër lojtarët janë konkurrentë dhe secili përpiqen të përballojë vetë rreziqet dhe të arrijë pikën e fundit të shpëtimit – bunkerët sekretë nën Shtëpinë Partiake.

СнимкаPara disa ditësh loja u prezantua zyrtarisht. Entuziastët e rinj e bënë lojën në gjuhën angleze, kështu që më shumë admirues të lojërave të përfitojnë nga ajo.

“Kemi shumë përkrahës në SHBA-në – tregon Georgi. – Ka interes edhe në Evropë, më në veçanti në Gjermani. Në Bullgari më pak janë ata, që shfaqin interes ndaj lojërave bordit.”

Megjithatë krijuesit e lojës “E ardhmja e ndritshme” janë me shpresë, se edhe tifozët bullgarë do të shfaqin interes ndaj kësaj loje bordit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Luiza Lazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD