“Ushqejini gazetarët” – këtë frazë e thënë nga një ish ministër bullgar i punëve të jashtme para më se 15 vitesh akoma nuk është harruar nga politikanët amtarë. Dhe në se fjalët e ish ministrit atëherë u regjistruan në mënyrë sekrete, që të shndërrohen në skandalin më të madh mediatik në Bullgari, sot një ministër në fuqi i lejoi vetes një sinqeritet të tillë të hapur para gazetarëve. Ato dy skandale mediatike provokuan shoqërinë. Në mediat u ngrit një valë e indinjatës. Ndoshta diskutimi rreth distancës shëndetësore të gazetarëve nga politikanët në emër të dinjitetit të tyre shumë shpejtë do të shuhet.
“Unë e kam thirrur, që të mos më bëjnë skandale” – me këtë replikë do të mbahet mend një ministër bullgar në fuqi. Shkaku konkret ishte një veprimtari prestigjioze bullgare në Paris, për të cilën ministri skandaloz ftoi disa gazetarë të zgjedhur shpenzimet e të cilëve u morën përsipër nga ministria e tij. Mirëpo, a nuk është media ajo, e cila si një institucion i pavarur të vendosë cili aktivitet përbën interes për shoqërinë që të pasqyrohet. Duke përfshirë edhe dërgimin me shërbim të gazetarëve të vet. Kjo praktikë nuk është patenta bullgare. Fjala bie mbi moralin. Sepse shumica e gazetarëve të zgjedhur e pranojnë ftesën ministrore si një meritë si një çmim për punë të kryer mirë. Ashtu siç ishte kjo në vitet para 1989-tës.
Shoqëria jonë e brishtë demokratike, përfshi edhe gazetarët, akoma ka vështirësi të pranojë teorinë e ndarjes së pushteteve të formuluar nga Sharl djo Monteskjo në vitin 1748. Dhe megjithëqë baroni nuk ka definuar pushtetin e tretë, mediat, ky parim i shprehur prej tij është pjesë e pandarë e shoqërisë demokratike. Në kohën më të re njeri prej gazetarëve më të njohur gjerman u la kolegëve si këshill: “Gazetari i mirënuk mishërohet me kauza, edhe pse të jenë të mira”. Tashmë 20 vjet fondacioni Hans Joahim Fridrihs dallon reporterë të rinj për punën e tyre gazetareske si vëzhgues neutral. Përfytyrimi, se gazetaria mund të jetë plotësisht neutrale, është idealiste. Nuk ka ndonjë gazetarë, i cili në punën e tij t’i rezistojë ndikimit. Mirëpo, kjo nuk duhet të bëjë ashtu, që të heqim dorë nga ideja të arrijmë këtë ideal, të respektojmë një distancë, të mbrojmë dinjitetin. Edhe pse ndërgjegjja demokratike e njerëzve formohet edhe në sajë të gazetarëve, të cilët shkojnë pas idealeve të tyre romantike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
*Pozita e autorit mund të mos përputhet me atë të medias
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..