Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikanti bullgar i xhazit Georgi Kornazov – për forcën, dashurinë dhe ndërgjegjen

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Gjatë disa viteve të fundit muzikanti Georgi Kornazov realizoi tri albume – “Forcë”, “Georgi Kornazov “Horizons” kuintet – koncert në Budapest” dhe “Ndërgjegje”. Pavarësisht, se dy dekada jeton dhe punon në Francë, trombonisti dhe kompozitor gjithnjë ka mbajtur lidhje me Bullgarinë. Edhe emrat e projekteve dhe titujve të pjesëve të veçanta gjithnjë janë në gjuhën bullgare të shkruara me germa latine.

Në Francë Georgi Kornazovi prezanton muzikën e tij prej autori me disa formacione. Me kolegë të tij realizon edhe projekte të ndryshme. Për krijimin e albumit “Forcë” Kornazovi kujton:

“Realizuam incizimin në sekstet. Para kohe më ftuan nga një festival francez të realizoj një projekt me muzikën time të kompozuar për kuintet. Ftova trumbetarin e njohur Zhofroa Tamizie, me të cilin punoj prej vitesh. Kështu u realizuam albumin “Forcë”, i kushtuar forcës së muzikës, e cila më ndihmoi të përballojë shumë peripeci serioze vitet e fundit. Kritika franceze e xhazit dha një vlerësim tepër të lartë të këtij disku në revistën “Xhaz magazin”. E prezantuam në Budapest, Cjurih, Vjenë, në shumë qytete të Francës. Muajin tetor kemi në plan të prezantojmë në krahinën Burgundija dhe në Radion e Gjermanisë Veriore në Hamburg. Ky është disku i tretë, të cilin e realizova me këtë grup.”

Për diskun më të ri dhe për këtë çfarë ka rëndësi në jetë Georgi Kornazovi tregon: “Ndërgjegjja” është disku im më i ri. Në zgjedhjen e emrave të albumeve fjala ka rëndësi të madhe për mua. Ndërgjegjja vjen të tregojë kush çfarë moral ka, si vepron në situatat e ndryshme. Albumi është në duo me pianistin Leonardo Montana. Ky formacion në xhaz – trombin dhe piano, është një gjë tepër specifike. Instrumentistët janë të barabartë, ata kanë rëndësi të njëjtë në ekzekutimin. Puna në duo është lidhur ngushtë me egon e njeriun, me aftësinë e tij të tregojë tërë profesionalizmin dhe dashurinë që të prezantojë diçka që është e kompozuar prej ndonjëri tjetër. Ndoshta albumi im i ardhshëm do të ketë titullin “Ego” sepse është me rëndësi, që njeriu të mendoj në këtë drejtim. Në Bullgari akoma nuk e kam prezantuar albumin “Ndërgjegje”. Çfarë është më e rëndësishmja për mua? Ndoshta dashuria, sepse ajo i jap kuptim jetës. Për mua është me rëndësi edhe të kompozoj. E kam kuptuar këtë dhe e kam nisur këtë rrugë pa menduar për çmimet morale dhe materiale. Dhe kjo është shkalla e ndërgjegjes sime, tani për tani.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD
Kristina Donçeva

"Te dua"

Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..

botuar më 25-01-27 6.20.PD