Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është për një rezistencë të balancuar ndaj imigracionit nga toka dhe deti

Foto: arkiv

Fluksi i migracionit përmes Detit Mesdhe drejt Evropës dhe rritja e incidenteve tragjike në lidhje me këtë migracion, u bënë shkas që BE-ja të marrë vendime të jashtëzakonshme. Fundosja e një anije, që mori jetën e qindra imigrantëve ilegalë këtë weekend, u bë shkas për zhvillimin e një mbledhjeje të jashtëzakonshme prej 24 orësh të Këshillit “Punët e Jashtme” në Luksemburg, me pjesëmarrjen e 41 ministrave të punëve të jashtme dhe të atyre të punëve të brendshme. Komisioni Evropian prezantoi në forum një plan për përballimin e presionit të migracionit nga deti, i cili u përkrah nga delegacioni bullgar, me kushtin se nuk duhet harruar edhe fluksi i imigrantëve nga toka.

Në Luksemburg Ministrja e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova nguli këmbë se njëkohësisht me problemet në kufijtë tanë detarë, BE-ja duhet t’i vazhdojë përpjekjet kundër presionit të madh të imigrantëve në kufijtë tokësorë, përfshi këtu dhe kufijtë e Bullgarisë, të cilët janë kufi i jashtëm i BE-së. Nga ana e vet, Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov nguli këmbë për aplikimin sa më të shpejtë të Marrëveshjes për ripranim me Turqinë, për miratimin e një protokolli për vëzhgim të përbashkët të kufijve midis Bullgarisë dhe Turqisë dhe midis Bullgarisë, Turqisë dhe Greqisë, si dhe për livrimin e më shume mjeteve evropiane për përballimin e fluksit të refugjatëve. Pas mbledhjes së Këshillit “Punët e Jashtme” Kryeministri Bojko Borisov e ashpërsoi tonin dhe në stilin e tij tipik deklaroi haptazi se nuk është i kënaqur për bashkëpunimin midis vendeve fqinje në përballimin e problemeve të sigurimit në kufij. Bojko Borisov është i mendimit se BE-ja nuk duhet të përqendrohet vetëm te kufijtë detarë, sepse “në qoftë se ata forcohen me më shumë mjete, tërë presioni i migracionit do të vijë nga kufijtë tokësorë”. Pra, nënkuptohet se pala bullgare është për një zgjidhje të balancuar të problemit.

Pozitat e Sofjes, që u deklaruan në Luksemburg, nuk janë risi, ose befasim, por më tepër rikujtim se pretendimet bullgare për më shumë përkrahje dhe solidaritet në përballimin e presionit të migracionit nuk janë respektuar. Para rreth një muaji në mbledhjen e rregullt të Këshillit “Punët e Jashtme” në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov përsëri e vuri theksin te domosdoshmëria për ndihmë financiare për Bullgarinë, jo vetëm për shkak të presionit të forcuar të migracionit nga toka, por edhe për shkak të refugjatëve, të cilët tashmë u pritën nga vendi. Midis mbledhjes së rregullt dhe asaj të jashtëzakonshme të Këshillit “Punët e Jashtme” u shpallën të dhëna zyrtare, sipas të cilave për vendin më të varfër në BE, Bullgarinë, përkrahja e parashikuar financiare evropiane për refugjatët është shumë e vogël. Estonia, për shembull, e cila është më pak e prekur nga problemi, merr 53 herë më shumë mjete sesa Bullgaria. Kërkesat e Bullgarisë për më shumë solidaritet dhe përkrahje nuk janë përjashtim, por shtrohen nga të gjitha shtetet më të prekura në kufirin e jashtëm jugor dhe në atë juglindor të BE-së.

Shqetësimet për presionin e migracionit nga deti janë të arsyeshme. Gjatë vitit 2014 kanë provuar ta kalojnë përmes Detit Mesdhe afro 220 mijë refugjatë dhe imigrantë ilegalë dhe kanë vdekur të paktën 3500 veta. Sipas të dhënave të agjencisë kufitare të BE-së FRONTEKS numri i tyre për dy muajt e parë të vitit 2015 tashmë është me një të tretën më i madh në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mirëpo, të arsyeshme janë edhe shqetësimet e Sofjes. Agjencia Bullgare për Refugjatët konstaton se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i imigrantëve ilegalë, të cilët ushtrojnë presion ndaj territorit kombëtar nga toka, për tremujorin e parë të 2015-ës është rritur me 60 për qind, pa përfshirë këtu presionin në pranverë. Evropa ndodhet para një problemi pa precedent lidhur me presionin e migracionit në kufijtë e saj dhe siç duket ky problem mund të zgjidhet vetëm me përpjekje dhe mjete të balancuara. Pikërisht për kërkimin e një metode të tillë u thirr Këshilli i Jashtëzakonshëm Evropian për Migracionin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD