Lakonike janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për të ardhurat dhe shpenzimet e familjeve në Bullgari gjatë vitit 2014. Ato tregojnë se bullgarët nuk janë bërë as më të pasur, as më të varfër, sepse praktikisht të ardhurat e tyre vitin e kaluar mbetën të pandryshuar – 2300 euro në vit për një anëtar të familjes. Le të bëjmë një krahasim duke rikujtuar se të ardhura të tilla në pjesën më të zhvilluar të Evropës janë shumë modeste, madje kur të bëhet fjalë për pagën mujore. Del se me një pagë jo shumë të lartë mujore evropiane bullgarët jetojnë tërë vitin. Pra shumë logjike është pyetja si jetojnë bullgarët me këtë shumë dhe për se i harxhojnë paratë e tyre.
Gjëja e parë që mund të themi është se ne bullgarët shpresojmë para se gjithash te paga në formimin e të ardhurave dhe paga siguron mbi 50 për qind prej tyre, megjithëse bëhet fjalë për vetëm 1300 euro në vit. Një e katërta e të ardhurave të familjeve sigurohen nga pensionet. Disa njerëz marrin ndihma sociale, bursa, por 33 për qind e këtyre të ardhurave përdoren vetëm për të ngrënë. Dhe nuk bëhet fjalë për lakmi, përkundrazi, po vëzhgohet ulje e konsumimit të produkteve më të dobishme si qumështi dhe kosi, perimet, patatet dhe produktet e mishit.
Ndonjëri mund të mendoj se pasi bullgari arrin të mbijetojë me të ardhura kaq të ulëta dhe madje të kursejë para në banka, sigurisht që çmimet e mallrave në vend janë shumë të ulëta. Kjo është e vërtetë, por jo edhe në proporcionin e pagave. Ekspertët kanë llogaritur se shpenzimet në Bullgari përbëjnë 60 për qind të atyre në Evropën Perëndimore, domethënë se jeta në Bullgari është më e lirë me 40 për qind. Mirëpo, këto çmime më të ulëta nuk janë shumë inkurajuese, duke pasur parasysh se të ardhurat e bullgarëve janë vetëm 1/12-ën e atyre të shtetasve të Evropës Perëndimore. Gërshëra është e madhe dhe madje deflacioni i vitit të kaluar prej 1 për qind nuk e ndryshoi mënyrën e jetesës në vend, sepse çmimet e mallrave më të përdorura jo vetëm se nuk u ulën, por përkundrazi, u rritën. Megjithatë ka tendenca pozitive dhe statistika kombëtare i shënon. Bullgari ushqehet në një mënyrë gjithnjë e më të shëndetshme, konsumon gjithnjë e më pak produkte brumi, harxhon më shumë për të veshur dhe për shëndetin, për pushime dhe argëtime. Mirëpo, në të njëjtën kohë sipas statistikës, shpenzimet mesatare për një orë pune në BE gjatë 2014-ës kanë qenë 26,4 euro, kurse në Bullgari ato janë më të ulëta – 3,8 euro, kurse shanset e bullgarëve që të gëzojnë një jetë më të mirë në të ardhmen e afërt mbeten minimale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..