“Rritja e numrit të shfaqjeve të autorëve bullgarë në krahasim me tri vitet e mëparshme” – kështu Milen Millanovi, kryetar i Fondacionit Teatror Akademia “Askeer” dalloi tendencën skenike në Bullgari. Tashmë 11 vjet fondacioni organizon konkurs për dramaturgji moderne bullgare. Çmimet “Askeer” jepen edhe në kategori të tjera: për regji, për mjeshtri prej artisti, për skenografi, për muzikë e kështu me radhë. 31 janë veprat, që sivjet konkurrohen për këtë dallim prestigjioz, që dorëzohet më 24 maji – Ditën e Shkrimit Sllav dhe të Kulturës Bullgare. 3 prej pjesëve janë të autorëve debutues. 23 prej veprave u vunë në skena të Sofjes, 8 – jashtë kryeqytetit, ndërsa 2 prej tyre – u shfaqën jashtë shtetit. Në konkursin për çmimin “Askeer 2015” përfshihen pjesët e shfaqura për herë të parë në skenë profesionale në periudhën 1 prill të vitit 2014 – 31 mars të vitit 2015. Kritiku Teatror Nikolla Vandov, anëtar i jurisë shpjegon:
“Kur mendohej ky çmim kërkesa ishte, që veprat të ishin shfaqur. Kjo për arsye, se mbarë kolektivi i teatrit vendos për vënien në skenë të një pjese. Mirëpo, gjatë viteve numri i veprave filloi të rritet, gjë që më shqetëson shumë. Mendoj, se barriera për vënien në skenë të një pjese është tepër e ulët.”
Sipas kritikut teatror Nikolla Vandov njerëzit mendojnë, se një tregim atraktiv mund të zëvendësojë kërkesat për dramaturgji. Mirëpo, tregimet dramatike nuk janë akoma dramaturgji. “Sivjet prezantohen shumë mono spektakle. Kjo është një dramaturgji e lehtë, e cila shumë shpjete vihet në skenë. Por nuk ndihmon për zbulimin e botëve të reja”. Doemos një shfaqje me një ose me dy-tre artistë jo vetëm që është më e lirë, por ajo mund të prezantohet para më shumë njerëz, në më shumë qytete. Mirëpo, është me rëndësi aftësia të shkruhet dramaturgji, siç thekson docenti Pllamen Dojnov – kritik letrar, dramaturg dhe anëtar i jurisë.
“Personalisht unë mendoj, se një tekst duhet të pushtojë, të krijojë një sistem të personazheve me tipare të shumta të karakterit. Jam i mendimit, se një pjesë prej autorëve bullgarë, që shkruajnë dramaturgji, vështirë i plotësojnë kriteret për këtë. Dhe një dëshmi është se njëra prej pjesëve të caktuara për çmim është një mono dramë, tjetra – është me dy personazhe, ndërsa e treta – me tri personazhe. Domethënë është e dukshme, se preferohen shfaqjet me një personazh më të kufizuar. Sipas meje kjo nuk iu referohet vetëm financave. Kjo lidhet kryesisht me përvojën e dramaturgëve. Duhet të shikojmë sa pjesa kanë vënë në skenë ata dramaturgë dhe me sa personazhe ishin ato...”
Tri janë veprat e zgjedhura nga juria për dallimin “Askeer”. Njëra është “Madam Mishima” – një mono dramë nga Elena Aleksieva, autore e përmbledhjeve me vjersha, romaneve dhe tregimeve. Artisti i njohur bullgar Malin Krëstev jo vetëm që e shkroi pjesën “Albumi familjar” por vet e vuri në skenë. Pjesa e tretë është “Për ty” me autore Jana Borisova. Vepra të saj janë të përkthyera në një sërë shtetesh evropiane, në Argjentinë dhe në SHBA-në.
Siç thekson dramaturgu Pllamen Dojnov tri pjesët janë pothuajse në një nivel dhe pothuajse nuk ka mosmarrëveshje në jurinë për cilësitë e tyre. Kështu që konkurrimi për çmimin prestigjioz bullgar “Askeer” pritet të jetë i madh.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Pavllova
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..