“Si kam lindur e di se ekzistojnë komiksat. Si kam nisur të lexoj në shkollë dhe të shoh filma të animuar, komiksat i kam pasur në dorë dhe jam interesuar për ta”, thotë strip-artisti nga Kosova Gani Sunduri. Rasti që të vijë në Sofje ishte ekspozita e tij personale, e 2-ta ndërkombëtare dhe e 6-a me radhë. Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari. Ambasadori Shkëlqesia e Tij, Z. Shpend Kallaba e çeli ekspozitën, duke falënderuar strip-dashësit bullgarë dhe delegacionin nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje, të cilët kishin ardhur t’i shohin veprat e Gani Sundurit.
Përveç super-heroit “Shqiponja”, i cili është në vëmendjen e gjerë të kritikës dhe publikut shqiptar, vizatimet e Gani Sundurit tërheqin me një origjinalitet krijimtarie sidomos te personazhet femërore. Mjafton të hedhësh një sy komiksave të artistit nga Kosova dhe mbetesh aty në vizatimet bardhë e zi dhe me ngjyra – “Shqiponja e Kuqe”, “Super Fëmija”, “Flokarti”, “Black Devil” etj. Ata që e njohin Prizrenin, menjëherë e dalluan vendlindjen e Gani Sundurit në veprat e ekspozuara.
Pas Sofjes, Gani Sunduri parashikon të hapë ekspozitën e radhës personale në Gostivar.
Fotografitë janë nga arkivi personal i Gani Sundurit
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..