Shenjat e para për rimëkëmbjen e ekonomisë bullgare ishin të dukshme akoma gjatë tremujorit të parë të këtij viti, kur Ministria e Financave njoftoi për një rritje prej 400 mln eurosh të të ardhurave publike në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pak më vonë u bënë të qarta të dhënat për eksportin kryesor bullgar në vendet e BE-së, të cilat gjithashtu e pohuan këtë tendencë. Një sinjal tjetër pozitiv është pakësimi i vogël i papunësisë.
Në këtë drejtim logjikisht që Ministria e Financave rishikoi parashikimet afatshkurtra makroekonomike.
Në fund të vitit të kaluar, kur u miratua buxheti i 2015-ës, pritjet e ekspertëve qeveritarë për zhvillimin ekonomik të shtetit gjatë këtij viti nuk ishin optimiste, sepse u parashikua se nuk do ta arrijmë rritjen ekonomike të 2014-ës. U prit një rritje e ekonomisë bullgare prej 0.8 për qindësh. Tani qeveria parashikon një rritje prej 1.4%, pavarësisht se ruhet tendenca e deflacionit dhe pritet se ai do të jetë 1% (më pak se sa vitin e kaluar). Sipas ekspertëve, zhvillimi pozitiv i ambientit të jashtëm do të ndikojë mbi shtimin e eksportit të mallrave dhe shërbimeve, dhe automatikisht mbi rritjen e importit.
Në fakt situata nuk duket aq optimiste, sepse sivjet nuk do të arrihet rritja e vitit 2014, e cila ishte 1.7 për qind. Ministria e Financave parashikon që ky temp do të regjistrohet vitin tjetër dhe për një rritje të konsiderueshme të ekonomisë bullgare do të flitet gjatë 2017-ës. A do të ndodhë kjo, do të shohim në të ardhme. Rritja ekonomike varet nga shumë faktorë të brendshëm dhe ndërkombëtarë. Ekuacioni me shumë të panjohura, por gjithsesi me vendim pozitiv. Më konservatore janë parashikimet e analizatorëve ndërkombëtarë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Komisionit Evropian. Kush do të ketë të drejtë, nuk dihet, por vitet e fundit u bë e qartë se për ekonominë e Bullgarisë nuk mund të bëhet parashikime dhe shpeshherë surprizat nuk janë të këndshme.
Përgatitën në shqip: Jordanka Ivanova dhe Anna Kapitanova
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..