“Në çdo kilometër”, “Kohë burrash”, “Ngrohtë”, “Masë kundrejt masës” – këta filma emblematikë për disa breza bullgarësh, gjithmonë i lidhim me emrin e Grigor Vaçkovin. Aktori i ardhshëm ka lindur me vitin 1932 në fshatin Trënçovica dhe ka mbaruar Shkollën e vreshtarisë dhe verërave në qytetin Pleven. Në vitin 1951 shkoi në Sofje për të paraqitur në provim për Shkollën Shtetërore Teatrale, duke mbajtur me dorë një valixhe të plotë me... bukë. Në kohën e kursit përgatitor regjisori Grisha Ostrovski shtroi pyetje secilit prej kandidateve për se kanë ardhur dhe çfarë dëshirojnë të luajnë. Atëherë Vaçkovi iu përgjigj, se do që të luajë role jonjerëzore. Dhe në sytë e tij sikur shiheshin “flaka” – rrëfen më vonë bashkë studentja e tij Tatjana Llollova. Me këtë flakë të syve, me energjinë dhe magnetizimin e lojës së vet ai arriti të shndërrohet në yll me role në 44 filma. Ai u nda me jetën kur kishte 47 vjeç, në vitin 1980, por la jo vetëm një biografi të pasur krijuese, por edhe dashurinë e fituar të spektatorëve të tij – të ekranit të madh dhe të skenës teatrale.
Ndër rolet e tij më të njohura teatrale janë ato në pjesët e Jordan Radiçkovit – “Rrëmujë” dhe “Llazarica”. I njohu regjisori Metodi Andonov dhe kështu u vu fillimi i një miqësie të jashtëzakonshme midis tyre. “Nuk di çfarë i bashkoi aq shumë: prejardhja e tyre nga fshati, shpirtrat e tyre të pastra ose modestia dhe sinqeriteti, por të dytë sikur ishin lindur njeri për tjetrin” – kujton bashkëshortja Silvija Vaçkova. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një intervistë me aktorin, në të cilën ai rrëfen për lidhjen e tij me shkrimtarin dhe dramaturgun tonë të njohur:
“Lidhja ime me krijimtarinë e Jordan Radiçkovit – njeri prej shkrimtarëve tanë më të mëdhenj, përveç se është prej kohe, është një lidhje e brendshme. Ajo nuk konsiston vetëm në mënyrën e njëjte të mendimit, por më tepër në unitetin e ndjesive. Kam trashëguar nga babai im ndjeshmëri të fortë, qëndrueshmëri, mendjemprehtësi. Tërë jetën njeriu punon mbi vetveten. Përpiqet që të formohet si njeri, por gjithmonë nga brenda diçka e bren kështu që ai përpiqet të ruhet edhe më afër rrënjëve të veta. E vërteta në artin gjithmonë qëndron në aliazhin e së qeshurës dhe pikëllimit, të elementeve komike dhe dramatike. Kjo është bindja ime e thellë. Dhe pikërisht këtë e zbulova tek Radiçkovi. Ju me pyesni a janë personazhet me vlera të larta artistike të Radiçkovit karrem tërheqës për aktorin? Unë personalisht kurrë nuk mund të arrijë një mishërim deri në fund, kurrë nuk mund të gënjejë spektatorin se ky nuk jam unë. Mendoj, se pikërisht kjo më lidh me krijimtarinë e Radiçkovit – ndihem shumë mirë në “lëkurën” e personazheve të tij.”
Me gjithë modestinë e tij, se nuk mund të arrijë mishërim të plotë, roli i Llazarit është njeri prej më të mirëve, të luajtur nga Grigor Vaçkovi. Ja dhe pjesë prej pjesës “Llazarica” të Radiçkovit, e cila është shkruar posaçërisht për të dhe të cilën Vaçkovi e ka luajtur mbi 50 herë: “Ja dhe kukuvajka më këndoi, më premtoi shume vite jetë. A dëgjon ti Sharo, sa shume vite me premtoi ajo. Kot rri ti poshtë dardhës, kot e mpreh dhëmbët, kot po leh. Lehu, ti lehu, nuk e kam herën e parë kur me leh një qen. Pse të dëgjoj unë, hajde ikë. Ky qen vërtetë është i tërbuar, pse hidhet kundër meje si kur jam ndonjë i huaj dhe jo pronari i tij. Duket se nuk e kam edukuar mirë, ndoshta nuk e kam rrahur mjaft. Njeriu rrit një qen që ai ta mbrojë, të jetë roja e tij dhe jo ta lehë. Shteti edhe pse është i madh edhe ai rrit qen. Përgjatë kufijve ka qen të egër rojë, ata janë rojtarë në kohë të mirë dhe të keqe, në mot me shi dhe në shtrëngata me dëbore. Por këta qen kufitarë për asnjë çast nuk mendojnë se mund të bëhen tradhtarë dhe në vend që të ruajnë shtetin, të fillojnë të lehin kundër tij.”
Me gjithë se pësoi infarkt Grigor Vaçkovi deri në fund luan “Llazarica” – monospektaklin, që zgjate 2 orë e gjysmë. Me rolet e tij të panumërta, me buzëqeshjen e tij të kthjellët dhe vitalitetin e përhershëm ai mbeti përgjithmonë në zemrat e spektatorëve. Ose siç shkroi kritiku i filmave Nikolla Vandov: “Ishte njeri, i cili u jepte kurajë njerëzve të vazhdojnë të kërkojnë “kohët e burrave” në të përditshmen e tyre të vështirë, të shohim kuptimin dhe bukurin në jetën e tyre. Deri në çastin e fundi ai nuk u dorëzua, deri në fund u përkushtohej me mish e me shpirt publikut të tij.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..
“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..
2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..