Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov përgënjeshtroi pohimet e ish presidentit Georgi Përvanov (2002-2012), se humbja e projektit për gazsjellësin “Rryma Jugore” është sinjalizim për dështimin e politikës së jashtme të Bullgarisë dhe se vendi është kërcënuar me izolim. Sipas ministrit, rrezik për izolim të jashtëm politik nuk ka dhe kur bëhet fjalë për qëndrimet në energjetikë, bisedimet me shtetet e tjera ecin shumë mirë. Si konfirmim të fjalëve të tij Mitovi theksoi rrethanën, se një grup i nivelit të lartë i krijuar nga KE dhe i cili zhvillon bisedimet për sigurinë energjetike të Evropës Juglindore dhe Qendrore, ka zhvilluar mbledhje më fillim të vitit në Sofje. Gjatë ditëve të fundit teza e tij u konfirmua edhe nga aktivitete të tjera ndërkombëtare.
Në bisedimet në Paris me Presidentin e Francës Fransoa Holland Kryeministri Bojko Borisov parashtroi mundësitë për diversifikimin e furnizimeve të gazit, lidhur me ndërtimin e qendrës së gazit në territorin bullgar, me zhvillimin e projektit “Rryma Jugore”, me ndërtimin e lidhjeve midis sistemeve kombëtare të transportimit të gazit, me studimet e kompanive “Total”, “Repsol” dhe “OMV” për nxjerrjen e gazit në Detin e Zi etj. Sipas vlerësimit të Kryeministrit, në personin e Francës Bullgaria ka gjetur motorin e nevojshëm, i cili të ndihmojë në realizimin e ambicieve të saj energjetike. Borisovi mendon kështu, sepse Franca është shtet me ndikim të madh në BE, në Komisionin dhe në marrëdhëniet me Rusinë. Presidenti Holland la të kuptohet, se Franca është solidare me ambiciet bullgare për diversifikimin energjetik, por jo vetëm në sferën e furnizimeve të gazit. Presidenti theksoi, se bashkë me Kryeministrin Manuel Vals dëshirojnë për këtë diversifikim të kontribuojë dhe gjiganti energjetik francez EDF, i cili prodhon kryesisht energji bërthamore. Gjatë tetorit të vitit të kaluar Centrali Atomik Bullgar “Kozlloduj” nënshkroi kontratë për zgjatjen e afatit të shfrytëzimit të bllokut të tij të pestë me konsorciumin ruso-francez, në të cilin bëjnë pjesë “Koncerni Rosenenergoatom”, “Rosatom servis” dhe EDF. Të tre kompanitë do të analizojnë mundësitë për shfrytëzimin suplementar me akoma 60 vjeç dhe janë të interesuar për zgjatjen e afatit të shfrytëzimit edhe të bllokut të gjashtë të centralit.
Në ditën e vizitës së Kryeministrit Borisov në Paris Presidenti Plevneliev po diskutonte në Zagreb çështje energjetike me homologun e tij kroat Kolinda Grabar-Kitaroviç. Mes tyre ishin çështjet për lidhjet e pamjaftueshme midis infrastrukturave energjetike të shteteve të Evropës Juglindore dhe për nevojën e krijimit të bursës regjionale energjetike, mbi bazën e së cilës të formohet një treg i integruar energjetik dhe të zhduket vartësia nga një furnizuesi i vetëm i resurseve energjetike.
Këto ditë, në një mbledhje të ministrave të energjetikës të BE në Riga delegacioni bullgar shpalli, se vendi ynë do të organizojë tender për burimet e naftës dhe të gazit në Detin e Zi, me synimin që të shndërrohet në qendër të shpërndarjes së energjisë elektrike. U bë e qartë, se qeveria synon të ndryshojë drejtimin e tanishëm të furnizimeve të gazit nga “veriu rus në jug” me drejtimin “jug veri”. Bëhet fjala për synimin për furnizime të gazit nga Azerbajxhani dhe nga shtetet të tjera dhe jo vetëm nga Rusia përmes Turqisë.
Siç bëhet e qartë, Bullgaria nuk ndodhet në izolim të jashtëm politik në kuadrin e çështjeve të politikës së saj energjetike. Gjithashtu është e qartë, se gjithçka varet nga afatet për realizimin e qëllimeve të kësaj politike, sepse në fushën e energjetikës arritja e objektivave bëhet ngadalë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..