Dy ditë para çeljes së ekspozitës “Epopeja e mbretërve trakë” në Luvërin e Parisit, ekspozita ishte prezantuar para gazetarëve francezë dhe të huaj. Komentet e para për 1600 eksponatet prej bronzi, argjendti dhe ari janë entuziaste. Maria Luisa Raspar, korrespondentja e agjencisë spanjolle EFE në Paris komentoi: “Jam magjepsur. Për mua kjo kulturë e lashtë është një zbulim – nuk dija për të pothuaj asgjë. Nuk dija asgjë për trakët. E falënderoj Bullgarinë dhe Luvërin, i falënderoj trakët për këtë se kanë krijuar, kanë ruajtur dhe se sot na tregojnë këto mrekulli. Miqtë e mi më këshilluan të vijë e të shikoj këtë ekspozitë dhe në të vërtetë mendoj se eksponatet janë supreme.”
Në katër salla të vogla të degës “Risheljo” (“Richelieu”), të muzeut, të dekoruara si ambientet e tumave trake ndodhen eksponatet e shekujve V-III para Krishtit – një periudhë të lulëzimit të qytetërimit trak. Shumica e armaturave, zbukurimeve dhe enëve për rrite religjioze apo për bankete të pasura, janë gjetur në kufijtë e Mbretërisë së Odrisëve, afër qytetit të sotëm Kazanllëk (Bullgari Qendrore) – një rajon që e quajmë “Lugina e mbretërve trakë”.
Në korridorin qendror midis sallave ndodhet koka e bronztë e njëri prej mbretërve – Sevt III. “Vetëm disa janë kokat e tilla të bronzta me sy alabastri, si kjo” – komenton kuratorja farnceze e ekspozitës Negin Matjo (Néguine Mathieux) dhe shton se ky është një nga portretet më të hershme prej bronzi në botë. “Ndryshe nga ekspozitat e tjera të mrekullive të arta të trakëve, kjo ekspozitë në Luvër për herë të parë bën përpjekje ta prezantojë këtë qytetërim të lashtë evropian në tërësi.” – tha kuratori bullgar i ekspozitës Totko Stojanov.
“Një ekspozitë kureshtare, prej së cilës kuptojmë sa shumë zbulime arkeologjike janë bërë kohët e fundit në Bullgari”, tha Pieret Sipos (Pierrette Sipos), ish pedagoge e gjuhës greke, e cila në të kaluarën ka ardhur në shtetin tonë dhe pres me padurim mundësinë e re të vijë përsëri në Bullgari.
Fransoa Konak (François Caunac) nga radioja Frans Kjultjur (France Culture) gjithashtu interesohet për temën e Lashtësisë. “Jam i magjepsur nga larmia e madhe dhe pasuria e kësaj ekspozite. Eksponatet janë prej materialeve të ndryshme – argjend, flori, bronz, qeramikë. Këtu rikujtova disa detaje kureshtare për trakët – si për shembull, se sipas legjendës gratë trake e kanë vrarë Orfeun, apo se ato kanë pasur tatuazhe, apo se kanë pasur flokë të shkurtër – ndryshe nga traditat e Lashtësisë.”
Javën e ardhshme ekspozita “Epopeja e mbretërve trakë” do të reklamohet në metronë e Parisit – pllakate do të vendosen në 300 stacione. Tashmë mund të blihet edicioni i posaçëm i revistës “Dosjet arkeologjike”, kushtuar trakëve. Shumica e gazetave të mëdha franceze gjithashtu botuan artikuj për këtë ekspozitë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..