Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazi shist argjilor dhe realiteti bullgar

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë vitit 2012 Bullgaria vendosi moratorium mbi studimin dhe nxjerrjen e gazit shist argjilor sipas metodës “fracking hidraulik ” në tërë vendin. Ndalimi është i përhershëm, vendosën atëherë deputetët e Legjislaturës së 41 të Kuvendit Popullor.

“Frackingu” nuk është synim me vete. Ai është njeri prej segmenteve, me të cilin mbyllet tërë procesi. Nuk di pse vihet theks mbi “frackingun”, kur ka veprimtari më të rëndësishme. Ai është ajo pjesë, me anën e cilës bëhet përvetësimi i sondazheve para vënies së tyre në shfrytëzim” – deklaroi Vasko Naçev, ekspert në fushën e studimit dhe nxjerrjen e naftës dhe të gazit natyror, në kohën e tryezës së rrumbullakët, të organizuar nga Radio Bullgaria.

“Nuk është mendim im, as mendim politik, por i shkencëtarëve bullgarë – mënyra e deritanishme e studimit dhe nxjerrjes së gazit shist nuk mund të jetë e sigurt nga pikëpamja e mjedisit. Deri sa ky mendim ekziston si qëndrim i Akademisë Bullgare të Shkencave dhe vihet nën pikëpyetje, jo vetëm në Bullgari, moratoriumi do të jetë në fuqi, tha njeri prej pjesëmarrësve” – deputeti nga PSB Tasko Ermenkov, anëtar i Komisionit mbi  Energjetikën.

“Frackingu” është një proces i shkurtër – nga disa orë deri në një-dy ditë dhe zbatohet në përvetësimin e sondazhit përpara vënies në shfrytëzim. Pas kësaj sondazhi fiton pamje normale, siç është tek nxjerrja konvencionale e gazit. Nuk ka diferencë midis njërit dhe tjetrit lloj” – saktësoi Vasko Naçevi.

“I vetmi problem, i cili qëndron para gazit shist argjilor, si proces teknologjik,  është ekonomia e tij, deklaroi Martin Vlladimirov nga Qendra për Studimin e Demokracisë. Shkaku është, se mungon infrastruktura e nevojshme, janë të ndërlikuara procedurat për dhënien me qira të tokës kompanive të nxjerrjes së gazit shist argjilor. Ky proces bëhet i shtrenjtë dhe çmimi përfundimtar i gazit do të jetë më i lartë nga çmimi i gazit që importojmë nga “Gazprom”-i. Duhet të kihet parasysh, se me zhvillimin e procesit industrial, shpenzimet do të ulen. Në qoftë se tani do të fillojmë procesin, me siguri pas 50 vjetësh situata do të jetë më e ndryshme. Ky gaz mund të bëhet shumë më i lirë, bile do ta mund të eksportojmë. Studimet gjeologjike të Agjencisë Energjetike Informative Amerikane tregojnë, se ne kemi potencial për afro gjysmë trilionë metra kub gaz shist. Kjo do të na siguronte pavarësi deri në vitin 2100.”

“Para dy javësh Asociacioni Mjekësor i BE doli me raport zyrtar, se nxjerrja e gazit shist ka efekt negativ mbi shëndetin e njeriut – tha një pjesëmarrës tjetër në debatet – Georgi Stefanov nga Partia e të Gjelbërve. – Shumë shkencëtarë, jo vetëm nga Akademia Bullgare të Shkencave, konfirmuan rreziqet për mjedisin dhe për njerëzit.”

“Unë isha anëtar i Komisionit  mbi Energjetikën, Ekonominë dhe Turizmin kur ishte  shpallur moratoriumi mbi teknologjitë për studimin dhe nxjerrjen e gazit shist argjilor, tha deputeti nga Partia GERB Valentin Nikollov, Zëv/kryetar i Komisionit të tanishëm Parlamentar mbi Energjetikën. Kishte shumë gabime, sepse ishte miratuar me ngut . Moratoriumi është ndalim i përkohshëm deri në zgjidhjen ligjore të çështjes. GERB si Parti politike nuk do të heqë këtë ndalim deri sa nuk do të gjenden mjaft dëshmi për menaxhimin e riskut në këtë sferë. Po kërkojmë variant për zbulimin e teknologjisë së përshtatshme, e cila të shpjegohet para shoqërisë, se është e mirë dhe se do të çojë në uljen e çmimit të energjisë elektrike, se do të krijojë vende të reja të punës dhe pavarësi. Ne nuk do të ndryshojmë ose nuk do të hedhim poshtë moratoriumin, deri sa shoqëria nuk do të bindet, se nxjerrja e gazit shist argjilor është e dobishme dhe e sigurt.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD