Bullgaria është një prej vendeve të pakta në Evropë, ku është e lejuar shpejtësia maksimale në magjistrale prej 140 km/orë. Në shumicën e shteteve ajo është 130 km/orë. Tjetër është çështja se rrugët te ne, ku mund të udhëtohet me shpejtësi të tillë, janë pak. Nga të gjitha magjistralet e vendit, të cilat janë gjithsej rreth 605 km, në tri segmente me gjatësi të përgjithshme 90 km shpejtësia do të kufizohet deri më 90 km/orë të paktën deri në fund të korrikut, për shkak të gjendjes së tyre jo shumë të mirë.
Dy segmente prej rreth 30 km të magjistralit më të madh “Trakia”, i cili e lidh kryeqytetin me qytetin tonë bregdetar Burgas dhe e ndan territorin e vendin në mënyrë të kushtëzuar në dy pjesë – veriore dhe jugore, janë plotë vrima. E tillë është gjendja edhe e një segmenti funksionues të automagjistralit paralel “Hemus”, i cili ende është në proces ndërtimi. Përveç këtyre segmenteve, rreth 37 për qind e magjistraleve te ne gjithashtu kanë nevojë për remont.
“Sipas llogaritjeve tona kemi 7000 rrugë në gjendje të keqe. Në qoftë se themi se ka nevojë për afro 400 mijë leva (200 mijë euro) në 1 km për realizimin e rehabilitimit të domosdoshëm – kjo do të thotë se gjatë 7-10 viteve në vijim Agjencia Rrugore do të ketë nevojë për rreth 1 mlrd leva (500 mln euro) në vit – komentoi para Radio Bullgarisë Georgi Zllatev, shefi i një prej drejtorive të Agjencisë “Infrastruktura Rrugore”.
Megjithatë remonti i këtyre 7000 kilometrave do të kushtojë 2.8 mlrd leva.
Mirëpo, aktualisht Agjencia për Infrastrukturën Rrugore disponon më pak mjete. Të ardhurat e saj vjetore janë rezultat i grumbullimit të disa taksave dhe ato janë nga 220 deri më 230 mln leva dhe kjo nuk mjafton. Sipas inxhinierit Zllatev: “Rreth 40 për qind e kësaj shume (220-230 mln leva) përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës dimërore dhe për remont. 120-130 mln levat e tjerë të të ardhurave të marra nga grumbullimi i taksave, i drejtohen ndërtimit të magjistraleve të reja, përveç remontit të rrugëve.”
Kështu në plan të parë përsëri del problemi kryesor në ndërtimin infrastrukturor te ne – mungesa e mirëmbajtjes së planifikuar. Një praktikë e zakonshme është eksploatimi i rrugëve deri në prishjen e tyre absolute. Prandaj pas kësaj meremetimi i tyre është shumë i shtrenjtë, kurse qytetarët mbeten me përshtypjen se institucionet nuk funksionojnë.
Inxhinier Zllatev na shpjegon mungesën e remonteve të planifikuara me mungesën e mjeteve:
“Planifikimi i remonteve duhet të fillojë që gjatë ndërtimit, ose gjatë rehabilitimit të fundit të segmenteve rrugore. Tri segmentet më problematike të magjistraleve u ndërtuan dhe u lëshuan në eksploatim në fillim të viteve 80. Që nga atëherë për një ose tjetër shkak ato nuk janë meremetuar. Kishte procedura për rehabilitimin e tyre, por për mungesë mjetesh financiare, ato u ndërprenë.”
Gjatë disa viteve të fundit ndodhën shumë ndryshime strukturore në administrimin e infrastrukturës rrugore, me qëllim pakësimin e praktikave të korrupsionit. Këto ndryshime kufizuan financimin, por kjo që është paradoksi më i madh, është fakti se në qoftë se tani Agjencia “Infrastruktura Rrugore” është me duar të lidhura për shkak të mungesës së mjeteve, para 7 vitesh mjetet ishin dy herë më shumë, por përsëri nuk kishte planifikim.
Sot livrimi i mjeteve jashtë buxhetit për ndërtimet rrugore është detyrë e Fiskut. Ai mund të ndihmojë edhe për ndërtimin e së ashtuquajturës “unazë magjistrali”, e cila do të lidhë rrugët e klasës së parë në Bullgari, shumica prej të cilave janë në pjesën jugore të vendit.
Vera po vjen dhe njerëzit do të udhëtojnë më shumë. Do të udhëtojmë me shpejtësi maksimale, por pasi i arrijmë vrimat – shpejtësia do të ulet në përputhje me gjendjen e rrugës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..