Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncert i muzikës ortodokse i kushtuar Pashkës së Madhe

БНР Новини
Foto: BGNES

Një nga festat më të ndritshme për të krishterët ortodoks është Pashka. Përgatitja e gjatë për kremtet përfundon me të ashtuquajturën Java e Madhe. Për besimtarët ditët e fundit të jetës së Krishtit këtu në Tokë, janë si një prelud i jetës së përjetshme. Gjatë Javës së Madhe nëpërmjet shërbimeve speciale fetare në kishë rikrijohen ditët e fundit të Shpëtimtarit.

Ngjallja e Krishtit vjen të sugjerojë triumfin e së mirës mbi të keqen, të jetës mbi vdekjen. Mbrëmjen e Së Shtunës së Madhe para mesnatës, pak para se besimtarët të dëgjojnë fjalët e shumëpritura “Krishti u ngjall!”, interpretohet tropari “Ngjallja juaj o Zoti Shpëtues”.

Pas këtij tropari fiks në mesnatë kambanat me ushtimën e tyre sjellin lajmin e mirë për ngjalljen e Jesu Krishtit. Prifti përgëzon të gjithë me fjalët “Krishti u ngjall!”, ndërsa besimtarët iu përgjigjen “Vërtetë u ngjall!”.

Sipas Ungjillit mrekullinë e Ngjalljes së Krishtit të parë e zbuluan Marija Magdalenadhe gratë miroprurëse, që erdhën me të te varri i Krishtit që ta luajnë kufomën me miron. Kështu ato deshën të shfaqin respektin e tyre të fundit ndaj Shpëtimtarit.

Një nga simbolet e Pashkës së Madhe është qiriu i ndezur. Të krishterët kthehen pas shërbimit fetar i kushtuar Pashkës me qiri të ndezura në shtëpi me besimin, se kështu mbajnë me vete në shtëpi zjarrin e Krishtit. Sepse zjarri është një mishërim i forcës së tij hyjnore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD