Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sonja Jonçeva: “Gjithmonë jam shumë e emocionuar, kur këndoj në atdheun tim”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

E bukur, e talentuar, e mbushur me gëzim dhe pozitivizëm, Sonja Jonçeva mbërriti në Sofje disa ditë para koncertit të saj me Filarmoninë e Sofjes. Koncerti ishte me 5 prill, në ditën e Dafinave, në sallën “Bëllgaria” në kryeqytet. Në program ishin përfshirë vepra të Masne dhe Puçini. Tingëlluan duete, në të cilët ylli i Operës Metropoliten ishte bashkë me vëllain e saj – Marin Jonçev, këngëtar dhe kompozitor. Dirigjent ishte Domingo Hindoyan, i cili ka punuar me orkestra prestigjioze (Philharmonia Orchestra, Royal Scottish National Orchestra), asistent i parë i Daniel Barenbojm në Staatsoper të Berlinit për stinën koncertale 2014-2015. Ndërsa prej rreth dy vjetësh maestro Hindoyan është “dhëndër bullgar”ai është martuar me bullgaren e bukur. Të dytë erdhën në Sofje me djalin e tyre 6 muajsh.




Ja se çfarë tha Viktor Stojanovin, Drejtor të Filarmonisë së Sofjes. “Këtë surprizë të këndshme për publikun bullgar e organizuam bashke me Fondacionin “Amerika për Bullgarinë”. Sonja Jonçeva është njeri prej yjeve më të mëdhenj në skenën botërore operistike. Me gjithë atë gjeti kohë që të vijë në atdhe dhe të gëzoi adhuruesit e muzikës klasike. Ky është koncerti i parë i serisë së koncerteve që kemi planifikuar. Synimi ynë është t’u ofrojmë publikut bullgar koncerte gjithnjë e më cilësore.”

Gjatë viteve të fundit Sonja Jonçeva bëri një karrierë vërtetë të shkëlqyeshme, e cila u zhvillua aktivisht sidomos pas fitores së saj në “Operalia” – konkurs, organizuar dhe i cili ishte nën dirigjimin e Plasido Domingos. Sot më shpesh e prezantojnë si “një prej yjeve të rinj më të shkëlqyeshëm të qiellit operistik.”




“Jam e lumtur, se do të jem në skenën e sallës Bëllgaria” me të afërmit e mi. Me emocion po pres koncertin dhe takimin me publikun tonë – tha para koncertit Sonja Jonçeva. – Bullgaria është shtëpia ime. Me gjithë se shumë kohë kam jetuar larg, kjo gjë nuk ndryshon. Këtu janë familja ime, të afërmit e mi. Ndihem e detyruar të tregojë nëpër botë, se këtu ka dhe gjithmonë ka pasur talente të mëdhenj në opera dhe muzikën klasike. Dhe jo vetëm kaq. Bullgaria kujdeset për zhvillimin e tyre, i mbështet. Ajo që dua t’u tregojë të gjithëve është se unë jam para së gjithësh bullgare. Para mediave të huaja gjithmonë e theksoj këtë gjë dhe insistojë që edhe ata të përmendin në publikimet e tyre. Dua të ruajë besnikërinë ndaj popullit tim dhe vendit tim. Mbaj mend, se kur filloi arsimimi im për kanton operistike, këtu kishte shumë konkurse. Në njërin prej tyre interpretova arie nga opera “Ajka” të kompozitorit bullgar Parashkev Haxhiev. Ishte një përjetim i madh për mua. Më pëlqen shume dhe kënga e kompozitorit Georgi Zllatev-Çerkin “Vajza me sytë blu”. E këndonim me pedagogen time Neli Kojçeva në Plovdiv. Këtu është vendi t’i falënderoj asaj. Ajo jo vetëm më mësonte, por kujdesej për mua si nënë, më shoqëronte në të gjitha konkurset. Tani ajo jeton në Japoni, por mbajmë korrespondencë dhe për mua të gjitha këshillat e saj janë shumë të vlefshme. Do të dëshiroja që një ditë të bëj program vetëm me vepra bullgare. Njerëzit nëpër botë janë kureshtarë, dëshirojnë të zbulojnë të gjitha ngjyrat në zërin e këngëtarëve të operës. Dhe kur njeriu këndon në gjuhen e tij amtare ai tregon anën tjetër të talentit të vet.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD