Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një hartë bullgare online kundër konflikteve ekologjike

Foto: map.zazemiata.org

Harta e parë interaktive bullgare e konflikteve ekologjike dhe e praktikave të mira tashmë është fakt. Në saje të hartës çdonjëri mund të marrë akses të lirë te vatrat e rrezikshme të ndotjes, si dhe të japë sinjal në rast rrezikimi të mjedisit. Me projektin e ri ekipi i ri i shoqatës “Për Tokën” shpreson të mobilizojë komunitetin bullgar në luftën për ruajtjen e natyrës. Ideja është që në këtë mënyrë jo vetëm të paraqiten vatrat problematike në Bullgari dhe në botë, por edhe të tregohen rastet, kur këto kazuse zgjidhen nga bashkësitë vendase.

“Kështu njerëzit do të mund të orientohen gjeografikisht ku ka probleme si ato të tyre dhe të këmbejnë përvojë me qëllim përballimin e tyre” – shpjegon Todor Sllavov nga Shoqata “Për Tokën”. Ekologët shpresojnë se në këtë mënyrë do të ndihmojnë për krijimin e një rrejti prej marrëdhëniesh midis bashkësive të veçanta të angazhuara me ruajtjen e mjedisit. Si funksionon harta unikale? Në adresën www.map.zazemiata.org zgjedhim një pikë të tokës dhe duke klikuar te zoom fillojmë të kërkojmë probleme të ndryshme ekologjike, ose praktika të mira në një radius nga 1 deri më 100 km. Një shikim i thjeshtë në hartën online na paraqet një sërë problemesh të lidhura me deponimin joefektiv afatgjatë të mbeturinave në Bullgari. Ndeshemi me kazuse të ndryshme të ndotjeve bërthamore, ose me të tilla, të lidhura me nxjerrjen e uraniumit, për shembull.

“Në rajonin e Kremikovcit ka miniera të vjetra për nxjerrje uraniumi, të cilat janë mbyllur, por nuk janë plotësisht të rehabilituara. Atje ka nivele më të larta të rrezatimit – shpjegon Todor Sllavov. – Ky është rajoni rreth Sofjes, ku njerëzit shkojnë për të pushuar. Ne i kemi markuar këto pika me minierat e braktisura, ku derdhen ujëra mbeturinore me nivele të larta të rrezatimit. Kështu njerëzit do të shohin se ku nuk duhet të shkojnë për të pushuar. Një kazus tjetër serioz janë konfliktet ekologjike në rajonin e Varnës. Nga harta mësojmë për marrëveshjen e një banke të madhe të huaj te ne. Marrëveshja ka të bëjë me blerjen e një trualli për ndërtim në bregdetin tonë pranë Detit të Zi, truall ky i cili ndodhet në territorin e mbrojtur ekologjik. Kjo është krahina Kamçijski Pjasëci në bregdetin tonë verior.”

Me vatra të tilla të problemeve ekologjike mund të njiheni po të klikoni mbi zoom në hartën onile në pikat e tjera të botës. Përparësia tjetër është se çdonjëri mund të publikojë informacion për praktikat e mira dhe të këqija, me të cilat ndeshet një regjion, duke siguruar akses te fotografi të ndryshme, linqe të ndryshme dhe çfarëdolloj informacioni online. Kështu mund të mësojmë për konflikte interesante, të cilat kanë mbetur të fshehur në sajë të përpjekjeve të përbashkëta të bashkësive vendore.

“I tillë ishte rasti me insineratorin në Kaspiçan, ku njerëzit zhvilluan me sukses një referendum – thotë Todor Sllavov. Atje kishte një projekt për djegien e mbeturinave mjekësore, por popullsia vendase inicioi një referendum, dhe në saje të tij ky projekt u ndalua. Një shembull pozitiv i praktikave të mira mund të shihet në Obiçkovci afër Bellogradçikut. Banorët e tij përpiqen të jetojë në harmoni me natyrën. Përveç kësaj organizojnë rregullisht seminare kushtuar ndërtimit ekologjik me deltinë.”

Në sajt mund të gjemë disa prej qendrave më të rëndësishme ekologjike në Bullgari, të cilat janë të hapura për vizituesit, kurse numri i tyre po rritet gradualisht. Gjatë përpunimit të tij aktivistët e rinj nga shoqata “Për Tokën” janë mbështetur tek atlasi ndërkombëtar për konflikte ekologjik www.ejalas.org, krijuar në kuadrin e një projekti të BE-së, në të cilin merr pjesë edhe shoqata e tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD