Nga 1 deri më 4 prill qyteti Veliko Tërnovo është mikpritës i aktivitetit më të madh, kushtuar turizmit kulturor te ne. Qyteti jo rastësisht gëzon famën e kryeqytetit kulturor të Bullgarisë dhe u bë njëfarë embleme e turizmit bullgar. Me monumentet tona unikale historike nga Mesjeta dhe afishen e pasur kulturore kryeqyteti ynë i vjetër tërheq çdo vit nga 500 deri më 800 mijë vizitues, kurse Kështjella e Mesjetës Carevec është monumenti më i vizituar historik në vend.
Edicioni i sivjetshëm i bursës është i 12-ti me radhë, kurse ekspozuesit janë gjithsej 78. Me stenda të veta paraqiten 40 bashki bullgare, shoqëri turistike dhe pronarë hotelesh, si dhe turoperatorë, të cilët reklamojnë itineraret e tyre më të reja kulturore. Gjatë të gjitha këtyre viteve bursa u zgjerua konsiderueshëm, duke tërhequr edhe pjesëmarrës nga Republika e Afrikës së Jugut, Kroacia, Indonezia, Vietnami, India, Kina, Greqia, Rusia, Rumania, Maqedonia.
Programi zyrtar i ekspozitës është i pasur dhe i shumëllojshëm. Janë parashikuar punishte dhe debate të ndryshme për zhvillimin e degës te ne. Pjesëmarrësit janë duke diskutuar se si turizmi kulturor të përdoret për zgjatjen e stinës turistike, në çfarë mënyre mund ta bëjmë trashëgiminë tonë historiko-kulturore më atraktive për turistët. Në Veliko Tërnovo mbërriti edhe Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova, që të marrë pjesë në takimin vjetor të kryetarëve të bashkive në Bullgari. Theksi i debateve ishte organizimi i administrimit të 9 regjioneve turistike të Bullgarisë.
Krahas bursës po zhvillohet dhe Festivali Kinematografik Bullgar “Në bregun lindor të Evropës”, në të cilin janë duke u paraqitur 56 filma dokumentarë me temë turistike nga 23 shtete. Kurse në kuadrin e konkursit kombëtar online “Lexo dhe Udhëto” konkurrojnë sajte të ndryshme të specializuara në fushën e turizmit.
Aktiviteti më e pritur do të zhvillohet ditën e diel. Atëherë kështjella Carevec do të bëhet skenë e një spektakli grandioz. Organizatorët na premtojnë se do të na kthejnë prapa në kohën, kur qyteti i Tërnovos ka lulëzuar si kryeqytet i Mbretërisë së Dytë Bullgare. Për këtë qëllim do të rikrijohen momente nga jeta e stërgjyshërve tanë, si dhe demonstrime të zejeve tipike të Mesjetës. Sa për gratë, ato do të mund të njihen me teknologjitë e vjetra të përgatitjes së produkteve kozmetike. Ka dhe diçka tjetër: Do të ketë demonstrime të betejave me shpatë dhe mburojë, si dhe të qitjes me hark dhe arbaletë, të shoqëruara me ligjërata për artet luftarake, të cilët paraardhësit tanë i kanë zotëruar shumë mirë. Ndër mbeturinat e kështjellës së dikurshme do të tingëllojë dhe muzikë mesjetare. Muzikantët e grupit “Der Dudelgiest” do të luajnë në veglat tipike të asaj epoke.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..