Nga 27 deri më 30 mars në Muzeun e Historisë të Sofjes për vitin e dytë me radhë u zhvillua një Atelie për Fëmijë me rastin e Pashkëve. Fëmijët mësuan më shumë për festën e Pashkëve, kurse pas kësaj kishin mundësi për të punuar dekorata të ndryshme lidhur me festën e bukur të krishterë. Ndaj fëmijëve nuk kishte aspak kërkesa. E rëndësishmja ishte për të përdorur maksimalisht imagjinatën e tyre. Ata krijuan shporte të bukura të vogla për vezë, dekorata të ndryshme për murin, vezë të ngjyrosura prej letre, kartolina dhe kurora, të cilat i çuan në shtëpi, që t’i dekorojnë dhomat për ditët e festës. Më shumë hollësi për Atelienë me rastin e Pashkëve na solli Erina Krësteva, kryeeksperte e marrëdhënieve me publikun në muze:
“Vitin e kaluar i ngjyrosnim vezët sipas teknikave tradicionale, sivjet mbështetemi te dekorata e Pashkëve: si ta bëjmë shtëpinë tonë më të bukur, si t’i zhvillojmë aftësitë e fëmijëve, që ta bëjnë vetë dekoratën në shtëpi. Krahas kësaj ne u shpjegojmë atyre se cilat janë traditat e Pashkëve, pse e shënojmë këtë festë, çfarë është simbolika e kësaj feste për të krishterët ortodoksë?”
Materialet për punën u siguruan nga Muzeu i Historisë i Sofjes, kurse mentorët dhe prindërit e ndiqnin punën e fëmijëve me buzë në gaz. Iniciativa tjetër e fëmijëve, e cila do të organizohet nga muzeu, është një kurs arsimor për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë gjatë pushimeve të tyre verore. Ai do të zhvillohet gjatë tërë muajit qershor. Me se do të merren fëmijët?
“Programi përfshin punë të ndryshme në lëmin e arkeologjisë, historisë bullgare, arkitekturës, pikturimit, lojëra të ndryshme, ushtrime dhe shëtitje në Sofje – tregon Erina Krësteva. – Në mëngjes fillojmë me lojërat interesante, që të jenë fëmijët të lumtur gjatë tërë ditës.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Lluiza Llazarova
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..