Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshja e Partneritetit Transatlantik – në rrugë për të ngecur

БНР Новини
Deputeti nga Partia Popullore Evropiane Svetosllav Malinov
Foto: BGNES

Marrëveshja e Partneritetit Transatlantik midis BE dhe SHBA, e cila sipas prognozave të institucioneve evropiane pritet të nënshkruhet në fund të vitit 2015 me siguri do të shtyhen për vitin tjetër. Kjo u bë e qartë nga deklarata e deputetit nga Partia Popullore Evropiane Svetosllav Malinov në kohën e debateve “pro ose kundër”, të organizuar prej tij.

Shkaku për shtyrjen është pamundësia e vendeve të merren vesh mbi kapitullin, që ka të bëjë me mosmarrëveshjet tregtare. Qëndrimi i biznesit amerikan është që mosmarrëveshjet midis kompanive dhe qeverive të zgjidhen me anën e arbitrazhit – një organ trepalësh, i cili mbron interesat e biznesit dhe e vë të drejtën e fitimit mbi të drejtat e njeriut, mbi të cilat bazohet sistemi gjyqësor.

“Nëse nuk gjendet zgjidhje e re, Marrëveshja mund të hidhet poshtë në Parlamentin Evropian – komenton Malinovi për Radio Bullgarinë. – Arbitrazhi është praktikë, e cila përmban shumë rreziqe dhe me të cilën investitorët e mëdhenj mund të abuzojnë – pohon deputeti evropian nga e djathta.” Sipas tij, investitorët nga SHBA mbrojnë fortë kërkesën e tyre që mosmarrëveshjet të zgjidhen në arbitrazh ndërkombëtar, sepse në rast të kundërt nuk ndihen të sigurte për kapitalet e tyre. Malinovi shprehu mospajtim edhe me kapitullin, ku trajtohet prona intelektuale, duke saktësuar: “Nuk dua që shumë prej rregullave të rrepta amerikane në këtë sferë të transferohen në Evropë. Kjo nuk mund të më detyrojë të votojë “pro” ose “kundër”. Ajo që mund të ndryshojë votën time është zgjidhja e problemit me arbitrazhin.”

Malinovi shtoi, se në hapësirën publike ka gjetur vend përfytyrimi jo i drejtë, se bisedimet nuk janë transparente. Ai komentoi, se tek marrëveshjet tregtare është praktikë, që të mos paraqitet tërë informacioni dhe siguroi, se pasi dokumenti do të nënshkruhet, do të publikohet dhe do të ketë mjaft kohe për shqyrtime. Por marrëveshja e gatshme nuk mund të ndryshohet – ajo vetëm votohet me “pro” ose “kundër” në PE dhe në këtë kuptim publikimi i tij do të jetë vetëm për informim dhe nuk do të lejojë ndryshim të klauzolave të pafavorshme.

Sipas Desisllava Nikollovës, analiste nga Instituti i Ekonomisë së Tregut, nënshkrimi i Marrëveshjes do të ketë ndikim të favorshëm mbi ekonominë bullgare, sepse heqja e taksave doganore, do të rritë eksportin e mallrave bullgare për në SHBA. Vendi ynë eksporton për në SHBA kryesisht duhan të papërpunuar, makineri, djathë, foragjere, perime, ushqime, produkte të naftës etj.

Nga ana tjetër, sipas Institutit Kombëtar të Statistikës, eksporti drejt SHBA është mezi 1,4 % prej eksportit total të Bullgarisë, komenton Vanja Grigorova, ekonomiste pranë Shoqatës civile “Bullgaria solidare”. Vendi ynë është importues neto dhe jo eksportues neto.

“Nuk shohim potencialin, të cilin, siç është shpjeguar, do të hapet para Bullgarisë. Mallrat kryesore që eksportohen janë materiale, resurse dhe lëndë të para, jo produkte të gatshme.”

Në drejtim të importit të mallrave, tregu bullgar, si një treg i vogël, vështirë mund të bëhet interesant për prodhuesit amerikan. Vetëm industria e rrobaqepësisë mund të përbëjë ndonjë interes. Sipas disa studimeve evropiane ka rrezik për prodhuesit e konfeksioneve, sepse amerikanët importojnë materialet nga Kina, sepse shpenzimet e tyre janë më të lira. Produkti i gatshëm i cili do të hyjë si amerikan në fakt është kinez dhe ne nuk mund të jemi konkurrent për nga çmimi. Sipas Vanja Grigorovës kjo do të çojë në falimentimin e disa prodhuesve dhe do të rritet papunësia në vendin tonë.

Tani për tani edhe nuk ka reagim të qartë nga ana e shoqërisë në vendin  tonë dhe në Evropë, sepse nuk njihet përmbajtja e Marrëveshjes.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD