Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Mallko Tërnovo dhe muzetë e tij

БНР Новини
Foto: Rosica Mitkova

Qyteti Mallko Tërnovo struket nja 10 kilometra larg kufirit me Turqinë, atje ku mali Stranxha shtrin bjeshkët me pyje të egra deri te horizonti. Vite me radhë ky kënd i paprekur nga urbanizimi ishe i paarritshëm për turistët. Ky për shkakun, se ai hynte në zonën e ndaluar kufitare. Sot kriza dhe problemet demografike patjetër vënë vulën e tyre edhe mbi këtë vendbanim piktoresk. Vendbanimi më i madh i populluar në rajon jo vetëm që po shpopullohet, por edhe varfërohet. Megjithatë vitet e fundit prania e këtij rajoni në hartën turistike të Bullgarisë është e dukshme. Njerëzit vijnë këtu kryesisht për natyrën, kishat unike dhe muzetë interesante.

Kur njeriu shëtit nëpër qytetin Mallko Tërnovo patjetër iu kënaqet gjelbërisë dhe ajrit të pastër. Padyshim ai që vjen këtu duhet të frekuentojë edhe dy kishat. Tempulli ortodoks “Fjetja e Hyjlindëses”, ndërtua nga guri vendor, ruan një pasuri të pabesueshme ikonash. Në rajonin e qytetit ka shumë shenjtërore trake dhe romake. Qyteti Mallko Tërnovo ka edhe një kishë katolike “Treshja e Shenjtë”. Ajo u ndërtua në vitin 1931 në vendin e një tempulli tjetër, mbi themelet e një shenjtëroreje të lashtë pagane. Banorët vendas krenohen me trashëgiminë e tyre historike dhe natyrore. Ajo është e prezantuar nëpërmjet koleksioneve të pasura të rregulluara në muzetë bashkiake. Në qytet ka katër muze, ekspozitat e të cilëve janë të shtrira në katër shtëpi të ndryshme. Ato ngrenë shtat në qendrën e qytetit dhe janë tepër të vjetra dhe të bukura. Ato shtëpi shekullore përbëjnë kryevepra të arkitekturës karakteristike për rajon nga fundi i shekullit XIX.

“Në shtëpinë e parë u rregullua ekspozita “Arkeologjia”. Në të ka eksponate nga shekulli i XI para Krishtit deri në shekullin e IV – shpjegon Dimitrina Zabirova nga Muzeu Bashkiak. – Ato janë artefakte nga praktika të lashta të varrimit të ushtruara nga trakët – banorët e parë të malit Stranxha. Në shtëpinë fqinje është ekspozita historike i kushtuar themelimit të qytetit në vitin 1626. Në të mund të shihet si qyteti u zbukurua dhe u lulëzua gjatë epokës së Rilindjes Kombëtare. Është e prezantuar gjithashtu lufta kundër robëruesve turq, fakte nga Kryengritja e Ilindenit e vitit 1903 si maja e luftërave të bullgarëve për çlirimin kombëtar. Muzeu disponon dhe një koleksion interesant me ikona. Në të mund të shihen shenjtorë të respektuar nga popullsia vendëse si për shembull Shën Stiljan, i cili ndihmon, që në familje të linden djem. Pasi në rajon është e përhapur blegtoria, tepër i respektuar është edhe Shën Modesti, i cili gjithnjë rikrijohet të rrethuar nga kafshë.”

Tepër atraktiv është edhe koleksioni i shkencave natyrore të prezantuar në shtëpinë fqinje. Këtu njeriu mund të hyjë në një zgavër të madhe të një peme. Ajo është e punuar si një kabinë telefoni, kështu që ai që hyn brenda të mund “të flasë” si të thuash me zogjtë. “Dhoma e natës” rikrijon pyllin e malit Stranxha gjatë natës”. Në katin e dytë mund të shihet trashëgimia jo materiale kulturore e rajonit Stranxha si për shembull vallëzimi mbi prush, ose bullgarisht – nestinarstvo. Një interes përbën edhe zakoni pranveror lidhur me Kukerin e Bardhë. Ai nuk mban maskë. Ai është veshur me shtatë shtresa lëkurësh dhe mban në duart një organ të madh seksual të mashkullit për pllenimin simbolik të Tokës. Më shumë hollësi për traditat rajonale mësojmë edhe nga ekspozita e pasur etnografike, rregulluar në një shtëpi tjetër të veçantë:

“Koleksioni etnografik u rregullua në shtëpinë e kapitenit Stamat Ikonomov – njeri prej udhëheqësve të Kryengritjes së Ilindenit – tregon zonja Zabirova. – Shtëpia është ndërtuar para më se 280 vjetësh. Në ekspozitën etnografike mund të shihen sende të ndryshme të punës dhe orendi shtëpiake. Këtu njeriu mund të njihet me rregullimin tipik të brendshëm të shtëpisë së rajonit në të kaluarën. Tepër të bukura janë veshjet popullore. Mali Stranxha karakterizohet me tri grupe etnografike – rupci, tronki, zagorci. Popullsia e rajonit të qytetit Mallko Tërnovo hyn në grupin e quajtur rupci – popullsi që nuk e ka dalë nga kufijtë e malit Stranxha. Kështu që ka disa dallime si në veshjet, ashtu edhe në të folurin, dhe në zakonet.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: malkotarnovo.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD