Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka hapur lodhja evropiane vakuum për shkarje të reja gjeopolitike në Ballkan?

БНР Новини
Drejtori i Institutit për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Ndërkombëtare Ljubomir Kjuçukov
Foto: BGNES

Në Sofje u mbajt Konferenca e Tretë Kombëtare “Ballkani në shekullin e XXI – qëndrimi bullgar”. Pedagogë nga Universiteti për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore dhe rrethet akademike bullgare, përfaqësues të Ambasadave të Rusisë, Ukrainës dhe të Turqisë, diplomatë të karrierës, anëtarë të Asociacionit studentor për studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare zhvilluan debate mbi tema që kanë të bëjnë me gjeopolitikën në Detin e Zi dhe krizën ukrainase dhe Ballkani. Në një intervistë për Radio Bullgarinë Drejtori i Institutit për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Ndërkombëtare Ljubomir Kjuçukov iu përgjigj njërës prej çështjeve më të komentuara gjatë konferencës: A ka hapur lodhja evropiane vakuum për shkarje të reja gjeopolitike në Ballkan?

“Kjo është njëra prej temave më aktuale në debatet politike në Evropë, sepse ekziston mendimi, se Rusia po përpiqet të ndajë Ballkanin dhe krizën ukrainase krijon shkarje të reja në regjion dhe në Evropë, tha ai. Sipas mendimit tim, Rusia nuk ka potencialin politik dhe ekonomik që të çajë Ballkanin. Problemi është tërheqja graduale e BE nga një pozitë më aktive në regjion. Kjo është rrjedhoje e së ashtuquajturës lodhja evropiane, pas zgjerimit të madh që përfundoi me aderimin e Bullgarisë, Rumanisë dhe në fund të Kroacisë në BE. Evropa në të vërtetë ndodhet në udhëkryq dhe kjo në një shkallë të madhe devijoi vëmendjen e saj nga zgjerimi, më konkretisht i Ballkanit Perëndimor. Rezultati, sipas meje, është vakuum i BE në rajon dhe ky fakt përfshin më pak siguri. Vendimi i Komisionit Evropian, formuluar nga Kryetari i tij Zhan-Klod Junker, se deri në vitin 2020 nuk do të ketë zgjerim të BE nuk shkakton befasi, por çoi në komprometimin e procesit si intensitet, stimul për reforma dhe jo në vend të fundit si angazhim i BE. Do të thosha, se rreziqet para regjionit janë kryesisht dy. Nga njëra anë, këto janë vijat ndarëse ndërnacionale që ekzistojnë, do më thënë ringjallja e nacionalizmit të vjetër dhe zhvillimi i nacionalizmit të ri, nga ana tjetër – linjat e reja të brendshme nacionale në vet shtetet, dhe jo nëpër kufijtë. Dhe ky vakuum nuk do të mbushet nga Rusia, por nga islami radikal, i cili i përçan shoqëritë dhe bën një shkarje shumë më të thellë në zemrën e Evropës, se sa kundërvënia aktuale Evropa – Rusia. Kjo linja ndarëse pa dyshim do të ketë vazhdimin e saj në drejtim të pjesës qendrore dhe perëndimore të kontinentit. Dhe këtu dua të nënvizojë, se lufta kudër terrorizimit të islamit radikal mund të jetë e suksesshme vetëm në bashkimin me islamin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për izolimin e radikalizmit në të. Sepse alternativa e këtij qëndrimi është një konfrontim global në bazë fetare.”

Cili është qëndrimi bullgar ndaj kësaj situate?

“Qëndrimi bullgar në shumicën prej rasteve nuk është shumë i fokusuar, bile mund të themi të kundërtën – është tepër i përqendruar të ndjekë vendimet e përbashkëta dhe me pak synim që të marrim pjesë në marrjen e tyre – është i mendimit z. Kjuçukov. – Me siguri në caqet e BE dhe NATO-së po diskutohen pozicione, dilet me qëndrimet unike dhe merren vendime të përbashkëta. Të gjitha vendet anëtare duhet t’u përmbahen atyre dhe kjo është normale. Por çdo një shtet duhet të marrë pjesë në marrjen e këtyre vendimeve. Mund të them, se aktualisht në Evropë ka dy tendenca kryesore në lidhje me këtë qëndrim. Njëra është “antiruse”, tjetra – “pro evropiane”, që nuk do të thotë “pro ruse”. Nga kjo pikëpamja, unë mendoj, se për Bullgarinë është me rëndësi të bëhet pjesë e kësaj tendence, e cila kërkon përpjesëtimet evropiane, e cila kërkon sigurinë evropiane me Rusinë dhe jo siguri kundër Rusisë. Ky është qëndrimi, të cilin e mbrojnë dhe arrijnë të mbrojnë në shkallë të madhe kohën e fundit Gjermania dhe Franca.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD