Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëtim i ndarë

БНР Новини
Foto: Аha!CAR

“Aha! Car” është një platformë falës për udhëtim të ndarë dhe një prej të parëve në Bullgari. Para pak kohe “Aha! Car” fitoi çmimin “Investitor në mjedis”. Dekorata është për kompani me veprimtari më aktive për ruajtjen e mjedisit, për krijimin dhe përdorimin e produkteve dhe teknologjive ekologjikisht të pastra.

Më shumë për udhëtimin e ndarë dhe platformën na tregon njeri prej themeluesve të saj – Kallojan Iliev, i cili udhëton në këtë mënyrë – “të ndarë” prej vitesh.

“Kultura e udhëtimit të ndarë është transferuar në Bullgari nga studentë bullgarë që kanë studiuar jashtë shtetit. Aktualisht në Evropë funksionojnë prej shumë kohe platforma të forta për udhëtimin e ndarë – thotë Kallojani. – Duke u kthyer në Bullgari këta studentë bëjnë provë që të transferojnë këtë praktikë, këtë kulturë të ndarjes, jo vetëm në drejtim të udhëtimit, por edhe të resurseve të tjera. Me siguri i kemi bërë përshtypje jurisë me qëndrimin interesant. Përdorim aplikimet mobile për nxitjen e shoqërisë që të përdorë vendet e lira gjatë udhëtimit me automjete, para së gjithësh në qytetet. Në këtë mënyrë gjurmët e karbonit mbi udhëtimin e përditshëm me veturë midis shtëpisë dhe zyrës së punës pakësohen. Ky lloj transporti ka perspektivë të mirë për zhvillim në shoqërinë bullgare, jo vetëm në qytetet e mëdha, por edhe në përpjesëtime kombëtare.”

“Aha!Car” do të marrë pjesë edhe në çmimet e biznesit për mjedisin.

Njeri prej përkrahësve të udhëtimit të ndarë është Kallin Georgiev. Ai është inxhinier i softuerit me shkallë master dhe udhëton në këtë mënyrë më shpesh deri në Sofje nga qyteti i tij i lindjes – Harmanlli dhe anasjelltas. Kallini tregon se çfarë e ka detyruar të përdorë këtë metodë alternative të udhëtimit:

“Nga njëra anë del më lirë, nga ana tjetër – është më komode, sepse nuk duhet të çojë bagazhin deri në stacionin e autobusëve. Kur kam udhëtuar një herë me dikë, pastaj mund të bëjë përsëri  me po këtë person.”

Një entuziast tjetër i këtij lloji udhëtimi është Petër Manollovi. Ai ka mbaruar teknologji të informacionit në Universitetin për bibliotekari dhe teknologji të informacionit. Është prej Plovdivit, por banon në Sofje prej 25 vjetësh. Prej afro 2 vjetësh e përdor udhëtimin e ndarë. Ja se si e cilëson ai avantazhet e udhëtimit bashkë:

“Në vend të parë kursehen shumë emisione të dëmshme. Përveç kësaj njeriu vendos shoqëri të re, miqësi të re dhe koha e udhëtimit kalon më shpejtë dhe më këndshëm. Kjo është situatë në të cilën të gjithë fitojnë.”

Petër ishte i vetmi, të cilit i erdhi ndër mend një episode e pakëndshme nga udhëtimi i ndarë, kur ka qenë shofer. Ai është përballuar me bashkudhëtarë, të cilët i ka gjetur në Facebook. Kanë vonuar me më se gjysmë ore, kanë kërkuar shumë pushime, gjatë udhëtimit bile kanë përdorur dhe narkotikë të lehtë.

“Në qoftë se ishin nga platforma “Aha!Car” nuk do t’ju jepja vlerësim të mirë – shton ai. – Do të ndaja në mënyrë objektive me klientët e tjerë që të jenë të kujdesshëm ndaj tipave të tillë njerëzish dhe të mos udhëtojnë me ta.”

Vallentin Stajkovi është nga qyteti Haskovo dhe ka mbaruar Universitetin Teknik në Sofje. Udhëtimet e tij të ndara filluan fare rastësisht nëpërmjet Facebook-ut. Rregullat në veturën e tij janë të tilla:

“Është ndaluar duhan pirja. Pranoj qenush apo mace të pasagjerit, me gjithë se pas kësaj ka shumë qime në ndenjëset. Me gjithë këtë i kuptoj njerëzit, sepse edhe mua më pëlqejnë kafshët shtëpiak.”

Tre djalosh treguan për përjetimet e tyre gjatë udhëtimit pasi u lidhëm me anën e platformës “Aha!Car!”.

Me gjithë atë ende ka shumë njerëz të cilët preferojnë udhëtimin tradicional me makinë të panjohur të ndaluar në rrugë. Bogdana Georgieva është njëra prej tyre. Ajo pohon, se nga herë përdorë platformën, por në zemrën e saj në vend të parë është ndalimi i makinës në rrugë, mundësi të cilën ajo e përdor që kur ka qenë në moshë 16 vjeç.

“Kjo është një mënyrë nga herë të gjendesh në vend, ku mund të njihesh me njerëz, të vendosësh miqësi të mira edhe për të ardhmen. Ky lloj udhëtimi është një aventurë, një kujtim i paharrueshëm, që mbetet edhe pas  mbarimit të vet udhëtimit.”

Bogdana i këshillon gratë që të mos udhëtojnë vetë, sepse ka edhe situatë të rrezikshme. Me gjithë atë, ndalimi i një makine në rrugë mbetet për të mënyra e preferuar e udhëtimit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Luiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD