Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sopranoja Ramona Tullumani në skenën e Teatrit Operistik të Sofjes

БНР Новини
Foto: facebook.com/pages/Ramona-Tullumani

Ramona Tullumani – sopranoja mjaft e njohur nga Teatri i Operës dhe Baletit i Tiranës po ndodhet në Sofje për premierën e operës “Xhani Skiki” të Puçinit. Ajo është fare e re – ka lindur në vitin 1985 në një familje të lidhur ngushtë me Bullgarinë. Gjysha e saj Nikoleta Lilova është bullgare. Gjyshi është baritoni legjendar Ramiz Kovaçi, i cili e ka mbaruar Konservatorin bullgar në klasën e profesorit Brëmbarov dhe karriera e tij ka filluar pikërisht në skenën e Teatrit Operistik të Sofjes. Stërgjyshi nga ana bullgare gjithashtu ka lidhje me Teatrin Operistik, sepse ka qenë drejtuesi teknik i ndërtimit të godinës së tij.



Ramona mbaroi Akademinë e Arteve të Bukura, pastaj mori pjesë në mastër klasën e këngëtares dhe pedagoges muzikore Rajna Kabaivanska – për të ishte zgjedhur në konkurrencën e 100 kandidateve të tjerë. Një person tjetër me ndikim në formimin e artistes së re është Katja Riçareli. Zonja Tullumani po këndon me sukses në Tiranë, interpreton edhe jashtë shtetit – Itali, Francë, Greqi, Maqedoni etj. Opera, në të cilën ka marrë pjesë më shumë herë është “La Traviata”, ku e ka rolin e Violetës. Dirigjentët, me të cilët ajo ka punuar janë Daniele Axhiman, Vito Klemente, Leonardo Kuadrini, Vitorio Parizi, Xhankarlo de Lorenco etj.







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD