Nga 25 marsi deri më 10 qershor në Sofje do të zhvillohet “Festivali Muzikor Evropian”. Aktiviteti do të realizohet në saje të Agjencisë Muzikore “Kantus Firmus”. Sivjet në edicionin e 15-të të festivalit do të marrin pjesë më shumë se 200 interpretues nga 10 vende.
Më shumë hollësi për forumin do të mësojmë nga drejtorja e tij artistike, zonja Hanxhieva: “Ka rreth 15 ngjarje në kuadrin e më shumë se dy muajsh dhe në to janë paraqitur gjini të ndryshme. Qëllimi i Festivalit Muzikor Evropian është që atje të interpretohet muzikë e shumëllojshme, të paraqiten sa më shumë gjini. Hapja e tij do të jetë me një koncert të Ansamblit të Dhomës të Solistëve të Sofjes, i cili merr pjesë në edicionin e sivjetshëm me dy shfaqje. Orkestra do të hapë aktivitetin muzikor me violinistin Mario Hosen. Nën dirigjimin e Georgi Patrikovit publiku do të dëgjojë “Katër stinët e vitit të Buenos Airesit” të Astor Piacolës. Edhe dy koncertet e Ansamblit të Dhomës të Solistëve të Sofjes janë në një cak të përbashkët – më 20 maj do të dëgjojmë përsëri orkestrën në “Katër stinët e vitit”, por këtë herë të Çakovskit. Kjo vepër është për piano dhe orkestër, solisti do të jetë Georgi Çerkin, i cili ka bërë gjithashtu një orkestrim të ri të veprës. Dirigjenti do të jetë Pllamen Xhurov.”
“Ky është një koncert shumë i rëndësishëm, të cilin e presim me padurim – vazhdon Daniela Hanxhieva. – Patëm shansin që tani të ftojmë ansamblin, i cili vjen te ne herën e dytë (vizita e parë ishte në vitin 1984). “Academy of St Martin in the Fields” vazhdimisht jep koncerte ne mbarë botën, por shumë rrallë vjen në Evropë. Prandaj vizita e tij është kaq e vlershme për ne. Në program do të dëgjojmë vepra të Antonin Dvorzhakut, Eduard Elgarit, Mocartit dhe Benxhamin Britënit. Formacioni udhëhiqet nga violinisti i njohur Xhoshua Bel, por këtë herë ai nuk do të vijë. Orkestra është e njohur edhe për faktin se ka incizuar muzikën e disa filmave shumë të njohur si “Amadeus”, “Pacienti anglez” dhe “Titanik”. Mendoj se ky është një ansambël i jashtëzakonshëm, i cili mund të dëgjohet me kënaqësi të njëjtë si live në sallë, ashtu dhe nën formën e incizimeve.”
Në vigjilje të Festave të Pashkëve Festivali Evropian Muzikor paraqet “Mateus Pasion” të Bahut. Kompozimi prej pothuaj 4 orësh për dy kore, 5 solistë dhe orkestër do të paraqitet më 1 prill në sallën “Bullgaria” në një prodhim të përbashkët me fondacionin “Shoqëria e Bahut në Bullgari”.
Ndër emrat-pjesëmarrës në këtë edicion janë gjithashtu Zornica Illarionova (violinë), këngëtarët e muzikës pop Maria Ilieva dhe Koceto Kallki, Orkestra Frymore e Sofjes me dirigjent Juli Damjanov etj.
Sipas traditës në kuadrin e Festivalit Muzikor Evropian zhvillohet edhe ceremonia “Penda e Artë”. Shkasi është 24 maji, Dita e Alfabetit dhe Kulturës Sllave. Çdo vit dekorohen 24 muzikantë, artistë, shkrimtarë dhe piktorë të shquar bullgarë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..
Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..
Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..