E quajnë Korin e Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare një nga kartëvizitat muzikore të vendit, ndërsa këngëtarët e vegjël – bilbilat e Bullgarisë. Interpretimet e këtij kori të famshëm janë të mirëpritura kudo në botë. Nju Jork, Uashington, Pekin, Londër, Paris, Meksiko – ato janë vetëm një pjesë e vogël e kryeqyteteve kulturore botërore, ku fëmijët zëëmbël bullgarë fituan duartrokitjet e publikut. Në Japoni ata realizuan 18 turne me afro 500 koncerte në më se 150 qytete. Në biografinë krijuese janë të regjistruara shumë çmime, medalje të arta dhe diploma nga forume kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2002 Federata Evropiane e Koreve pranë BE-së e dalloi korin bullgar me titullin “Ambasador i Kulturës Evropiane”.
Kori u themelua në vitin 1960 nga Hristo Nedjallkovi, i cili deri në vitin 2013 ishte udhëheqësi i tij i pazëvendësueshëm artistik. Sot dirigjente është Venecija Karamanova, e cila si mision i vet e pranoi të vazhdojë dhe të pasurojë traditat. Kjo ka të bëjë me aftësimin e pandërprerë të koristëve të rinj, me veprimtari aktive të koncerteve dhe të incizimeve.
“Sipas traditës Kori i Fëmijëve pret Ditëlindjen e tij me këngë dhe dhurata. Sivjet kemi jubile. Prandaj ftojmë miq, admirues dhe ish koristë në koncertin në sallën “Bëllgaria” më 21 mars. Do të interpretojmë vepra të ndryshme për nga stili. Në pjesën e parë do të prezantojmë këngë të njohura nga repertori. Në pjesën e dytë do të interpretojmë këngë të reja.”
Koncerti është me pjesëmarrjen speciale të ish solisteve të korit Marija Radoeva dhe Venecija Necova. Sot ato janë këngëtare të operës. Kori do të interpretojë disa këngë bashkë me Orkestrën Përfaqësive Frymore të Gardës me dirigjent major Radi Radev. Një nga përjetimet e mrekullueshme gjatë koncertit do të jetë prania e një formacioni të vogël të Korit Popullor të Grave “Zërat Kozmikë” me dirigjente Vanja Moneva.
Menjëherë pas koncertit jubilar Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare do të ketë disa shfaqje në vend. Ai do të prezantojë programin e tij i kushtuar Pashkës dhe do të jetë mik i Festivalit Muzikor në Shtëpinë e Ballabanit në Pllovdiv.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi..