Gjatë vitit 2014 Banka Evropiane e Investimeve (EIB) i ka dhënë Bullgarisë 610 mln euro, pra me afro 123 për qind më shumë në krahasim me një vit më parë. Këtë e bëri me dije Zëvendës presidenti i Bankës, z. Laslo Baranjaj. Në periudhën 1992-2014 Banka Evropiane e Investimeve ka financuar projekte në vlerë 4.2 mlrd euro.
Sivjet Banka do të financojë projekte sipas Fondit Evropian për Investime Strategjike, të njohur si “plani i Junkeri-it”, dhe po ashtu projekte lidhur me efikasitetin energjetik. Këtu bëhet fjalë për interkonektorin për gaz midis Bullgarisë dhe Greqisë. Me interes po ashtu janë projektet në fushën e ekologjisë si menaxhimi i mbeturinave dhe pastrimi i ujërave. Njëri nga projektet e përbashkëta të Bankës dhe Bullgarisë, i cili projekt u nënshkrua në fillim të këtij viti, është ndërtimi i sistemit për administrim të trafikut në transportin urban. Gjatë vitit 2014 Banka Evropiane e Investimeve i dha Bashkisë së Sofjes 40 mln euro për të blerë tramvaj dhe autobusë sipas programit të BE-së “Mjedisi”.
“Gjatë 2014-ës Banka i dha Bullgarisë 500 mln euro për të realizuar projektet evropiane lidhur me transportin dhe mjedisin në periudhën 2014-2020”, vë në dukje z.Laslo Baranjaj.
Gjatë vitit të kaluar Banka Evropiane e Investimeve u ka dhënë asistencë kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për të cilat janë ndarë rreth 49 për qind prej të gjitha mjeteve. Drejtimet e tjera kryesore janë transporti, komunikimet, ujësjellësit, kanalizimet dhe përpunimi i mbeturinave, shërbimet dhe bujqësia. Zëvendës ministri i Financave Frezi Bekir vlerësoi lartë partneritetin midis qeverisë dhe bankës.
“Banka Evropiane e Investimeve është partner i rëndësishëm dhe ka rol kyç në shtimin e investimeve private në Bullgari dhe në vendet e tjera anëtare të BE-së. Qeveria bullgare e vlerëson lartë këtë asistencë, e cila kontribuon në përmirësimin e kushteve ekonomike të vendit. Banka Evropiane e Investimeve është partneri kryesor në realizimin e projekteve të energjetikës, transportit dhe ekologjisë.”
Ndër projektet e mëdha të financuara nga Banka Evropiane e Investimeve vitin e kaluar janë rinovimi i linjës hekurudhore Plovdiv-Septemvri, Plovdiv-Sofje, si dhe etapa e dytë e ndërtimit të metros në Sofje. Gjatë vitit të kaluar në dobi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Banka Evropiane e Investimeve ka dhënë 110 mln euro.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..