Manastiri i Rilës është një nga simbolet e Bullgarisë. Ai u shpall monument kombëtar historik në vitin 1976, kurse në vitin 1983 u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore Kulturore të UNESKO-së. Manastiri shtrihet në një sipërfaqe prej 8800 metrash katrorë dhe përfshin godina kishtare, të banimit dhe ekonomike. Mure të trasha prej guri me lartësi 22 metra rrethojnë oborrin e manastirit, në mesë të të cilit ngrihet Kisha “Lindja e Hyjlindëses”, Kulla e Hreljos, ndërsa përreth – godinat e banimit dhe ekonomike. Në manastir ka afro 300 dhoma dhe një muze, i cili ruan historinë e kësaj shenjtërore të lashtë. Manastiri u themelua gjatë gjysmës së parë të shekullit X, kur murgu Shën Ivan Rillski, mbrojtësi qiellor i popullit bullgar, zgjodhi oshënarisë si rruga e vetme për unitetin me Zotin. Me kalimin e kohës manastiri u shndërrua në një nga qendrat më të rëndësishme të krishtere të shtetit bullgar. Dy mbretër bullgarë – Ivan Aleksandër dhe Ivan Shishman, ndanë shumë mjete për mirëmbajtjen e tij. Me këtë ndihmë dhe puna vetëmohuese e besimtarëve Manastiri Rillski u lulëzua në kohën e mesjetës midis shekujve XII dhe XIV. Në shekullin XIV në sajë të bujarisë së sunduesit feudal vendor Hreljo Dragovoll manastiri u përmirësua. Ndërtesat u zbukuruan me një arkitekturë dhe dekorim të pasur të brendshëm.
Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhen kujtimet e bibliotekarit të ndjerë të Manastirit të Rilës Stojan Bahçevanxhiev. Ai tregon historinë e manastirit:
“Që nga themelimi Manastiri Rillski u bë një vatër kulturore dhe letrare. Jemi të mendimit, se Ivan Rillski jo vetëm që ishte një njeri i arsimuar, por posedonte një kulturë të pasur. Testamenti, që ai u la nxënësve, përmban të dhëna interesante për marrëdhëniet midis murgjve, midis igumenit dhe vëllezërit dhe në përgjithësi të dhëna për jetën e murgjve në manastir. Ka të ngjarë se vet Ivan Rillski u mësonte murgjve të lexojnë dhe të shkruajnë dhe iu jepte atyre këshilla si të zhvillojnë këtë veprimtari më tutje. Pas vdekjes së tij në manastir u zhvillua një veprimtari të gjerë letrare. Në një kopje të testamentit të Ivan Rillskit nga shekulli XIV thuhet, se kur pushtuesit turq e afruan Manastirin Rillski, igumeni i atëhershëm Domecian kërkoi nga murgjit të fshehin të gjitha sendet e çmueshme prej floriri dhe prej argjendi, veshjet dhe librat për shërbesat fetarepër të mos u përdhosur nga pabesët. Nuk dihet çfarë u bë me këtë shenjtëri pas pushtimit të saj nga turqit. Përafërsisht në vitin 1420 manastiri u shkatërrua dhe afro 30 vite me radhë mbeti në shkretim. Në vitin 1450 ai u rimëkëmbë. Nga kjo kohë është libri “Katër ungjijtë e Simonit.”
Gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare Bullgare (shekujt XVIII-XIX), Manastiri i Rilës ishte djepi, i cili i ndizte shkënditë e besimit, shpirtit dhe arsimit në trojet bullgare. Me ndihmën e murgjërisë në vendbanimet më të mëdha u krijuan afro 50 manastire.
Pamja e godinave që sot shihen në manastir i detyrohet arkitektit të parë bullgar Aleksi Rilec, i cili në periudhën nga viti 1816 deri në vitin 1819 projektoi planin arkitekturor dhe udhëhiqte ndërtimin e tri prej krahëve të manastirit. Nga mesi i shekullit XIX daton kisha kryesore “Lindja e Hyjlindëses”. Ajo është vepër e mjeshtrit Pavell Ivanoviç. Afresket mbi muret janë vepër e shumë mjeshtërve, por vetëm Zahari Zograf e ka nënshkruar freskat e tij. Një pasuri tepër e vlefshme është ikonostasi i lyer me flori me gdhendjen e tij origjinale dhe të papërsëritshme mbi dru.
Sot bukuria dhe historia e Manastirit të Rilës janë të ruajtur plotësisht. Ai përbën një muze të vërtetë të shpirtit bullgar të ruajtur gjatë shekujve. Me statutin e monumentit kombëtar dhe botëror çdo vit ai tërheq një numër të madh turistësh bullgarë dhe të huaj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria nuk ka Pranverën e vet të Pragës, nuk ka edhe Revolucionin prej Kadifeje, nuk ka organizata si Solidarnost, nuk ka disidentë si Haveli dhe Valensa. Shkaqet kryesore për këtë janë të rrënjosura në psikologjinë e popullit dhe arsyetohen me..
“Intervistë në barkun e balenës” - Ku ishte më se tri dekada – më pyesin. - Isha në barkun e balenës. Të gjithë e dini, por më pyesni qëllimisht. - Si kaloi tri dekada në bark – më pyesin. -..
“Në çdo drejtim tjetër, përveç atij gjeografik, Evropa është një konstruksion plotësisht artificial” ka shënuar në librin e saj “Arti i burrështetasit” Margaret Taçer. Gjatë viteve 80 të shekullit të XX “zonja e hekurte” e nxori Britaninë e Madhe nga..