Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

11 itinerare të reja turistike shpien në pasuritë e fshehta të malit Stranxha

БНР Новини

Mënyra më e sigurte që të largohesh nga zhurma e qytetit dhe e përditshmja monotone është të ikësh në shpatat e malit Stranxha. Në këtë kënd të paprekur të Juglindjes bullgare shtrihen pyje me shumë hije, të cilat fshehin pasuri të panjohura. Gjatë viteve të fundit njerëzit nga Parku natyror “Stranxha” bënë shumë përpjekje për të ofruar kushte më të mira për turistët. Hapi i fundit në këtë drejtim është për fansat më kureshtar të itinerareve të këmbësorëve. Nga kjo verë ata do të mund të pasurojnë dijet e tyre për natyrën, duke shëtitur nëpër 11 itineraret e reja në pjesët më të virgjëra të malit.

СнимкаBime mjekësore, lakuriqë të natës, lumenj dhe egërsira – kështu mund të përgjithësojmë orientimin tematik të itinerareve të përgatitura nga Parku natyror “Stranxha” në kuadrin e projektit të Programit Operativ “Mjedisi”. Stranxha dallon nga malet e tjera në Kontinentin e vjetër. Dallimi konsiston në këtë, se ky territor pyjor nuk ishte i prekur nga epoka e fundit e akullt, në saj të  këtij fakti zbulojmë lloje bimore që nuk janë tipike për këto gjerësi gjeografike. Si rododendron ponticum, p.sh., atij i është kushtuar një itinerar i posaçëm. Çfarë përbën ai, mësojmë nga Vlladimir Dimitrovi – Drejtor i Parkut natyror.

Снимка“Është një itinerar shumë emblematik për malin. Gjendet në afërsi të fshatit Kondollovo dhe hyn në mbretërinë e rododendron-it  ponticum. Atje shtrihet një lokalitet me këtë bimë unike me gjete përherë të blerta. Në fakt vetëm këtu nga tërë Evropa mund të shihen shkurre të tilla përherë të blerta, që janë karakteristike për rajonin e Kaukazit dhe më saktë për rajonin jugor të Detit të Zi. Këtu turistët mund të shohin habitatet natyrore edhe të llojeve të tjera  bimësh me gjethe përherë të blerta.”

СнимкаMund të flasim shumë edhe për pasurinë e gjahut dhe kafshëve të egra që popullojnë malin e mbuluar me pyje ahu. Atyre u është kushtuar një itinerar i posaçëm pranë fshatit Zabernovo në malin Stranxha, i cili zbulon habitatet e kafshëve tipike për këtë rajon si çakalli, ujqit, kunadhet e bardha, qelbësit etj. Një itinerar tjetër njohës, i pajisur me tabela informative dhe kënde për çlodhje, i është kushtuar pasurisë së bimëve mjekësore, në Stranxha ato janë rreth 500 lloje. Pikënisja është fshati Brëshljan, gjatësia e tij është 5 orë, gjatë të cilave mund të shihen bime të ndryshme mjekësore si bërsheni ose i ashtuquajturi çaj i Krimes, i njohur edhe si “viagra” e Stranxhës. Në pjesën e malit buzë bregut të detit adhuruesit e natyrës mund të zgjedhin disa shtigje turistike me tabela, të cilat gjarpërojnë përgjatë shtretërve të lumenjve Velleka dhe Rezovska dhe shpien tek plazhet e qyteteve bregdetare Ahtopoll dhe Sinemorec. Nga Drejtoria e parkut kanë përgatitur një itinerar të posaçëm nëpër gjurmët e lakuriqëve të natës.

Снимка“Ky itinerar, i kushtuar lakuriqëve të natës, gjendet në afërsi të qytetit Mallko Tërnovo – tregon Vlladimir Dimitorv. – Në Stranxha mund të shihen rreth 26 lloje lakuriqësh të natës. Itinerari kalon nëpër vendet ku ka përqendrim të madh të këtyre kafshëve sidomos gjatë dimrit. Përpara vitesh në këtë rajon ishin bërë shtëpiza për lakuriqët e natës. Të gjitha shtigjet kanë infrastrukturë të parqeve, d.m.th. kudo janë vendosur tabela informative, janë veçuar vende për çlodhje dhe soditje të bukurisë së natyrës.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD