Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme nga skena bullgare e muzikës pop

БНР Новини
“Kuq e Zi – Dueti BG”
Foto: arkiv personal

Millço Sokollov dhe Kirill Veselinov formojnë duetin “Kuq e Zi – Dueti BG” dhe popullarizojnë dendur muzikën pop bullgare. Në skenat muzikore në vend dueti ka sjellë disa spektakle, duke bashkëpunuar me kompozitorë të njohur bullgarë. Ndër këta të fundit janë Tonço Rusev, Najden Andreev etj. Disa nga poetët më të shquar bullgarë kanë sjellë tekste për duetin. Këtu dallohen poetët Evtim Evtimov, Damjan Damjanov, Zhiva Kjullxhieva. Deri tani dy muzikantët kanë nxjerrë në treg disa albume. Kënga e tyre më e fundit quhet “Një vajzë”. Teksti i saj është i Millço Sokollovit.

Pas 20 vjetëve Bobi dhe Zaki nga dueti “Avenju” përsëri dolën në skenë. Ata prezantuan këngën e tyre të re “Pakohësia”. Kompozitori është Bobo Ivançev, autori i tekstit – Zaki Sokolov. Aranzhimi u përket Vasill Ivanovit dhe Bobi Ivançevit. Sivjet dy muzikantët duan t’i gëzojnë adhuruesit e tyre me projekte të tjera. Tashmë filloi turneu i duetit. Koncerti i parë u bë në qytetin bregdetar Burgas. Këngët e tyre të vjetra dhe aq të adhuruara si “Shpëtimi”, “A kemi jetuar më parë”, “Ditët e humbura” tingëlluan në mënyrë të re.

“Pakohësia” në interpretim të duetit “Avenju”.

Nevena Coneva prezantoi projektin e saj “Kur të dhemb më shumë”, me pjesëmarrjen e bandës së muzikës rock “Milenium X”. Regjisori i videos është Georgi Manollov. Zakonisht këngëtarja eksperimenton me stile të ndryshme – folklor, etno, pop. Ajo vazhdon të punojë edhe mbi projektin e saj tjetër të lidhur me interpretimin e këngëve të arta të viteve të 60-të dhe të 70-të të shekullit të kaluar. Pas suksesit të hitit “Fryj, erë!”, origjinalin e të cilit e njohin në interpretim të këngëtares Pasha Hristova, Nevena është gati me incizimin e akoma një kënge të vjetër dhe shumë të njohur – “A ecin të dytë” nga filmi “Briri i bricjapit”. Kënga edhe sot është një thesar i muzikës kinematografike bullgare, në saj të kompozitores dhe interpretueses së saj Pasha Hristova.


“E vetmja” quhet kënga e përbashkët e duetit Pavell&Venci dhe muzikantit Moisei Stojçev. Kënga i është kushtuar dashurisë ndaj mikeshave të tyre. Ideja e muzikës është e këngëtarit Pavell, ndërsa tekstin e kanë sjellë së bashku me kolegët. Në fund të këngës dallohet prania e Zhana Bargendorff-it. Aranzhimin e ka bërë Iskren Tonçev, ndërsa videoja i përket Georgi Angellovit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshinë 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e këngëve u realizua nga anëtarët e 17 akademive muzikore nga 14 vende të BE-së. Në votimin publik..

botuar më 24-11-06 9.58.PD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD