Kjo është motoja e një konference ndërkombëtare që u zhvillua në Sofje me pjesëmarrjen e personave të njohura të industrisë së prodhimit të duhanit, shkencëtarë, specialistë, organizata profesionale dhe prodhues të duhanit.
Ideja më inovative në lidhje me përpunimin dhe prodhimin e duhanit ishte ajo e kryetarit të Akademisë Bujqësore dr. Hristo Bozukov:
“Zakonisht prej duhanit përdoren vetëm 30% të masës së gjetheve – tha ai. – Të tjerat 70% përbëhen nga farat, filizat, rrënjët, kërcejtë. Ato mbeten në arat dhe rreth 90 mijë tonë mase biologjike nuk përdoren. Për këtë arsye ne analizuam emetimin e gazrave që lëshohen prej saj gjatë djegies. Rezultatet treguan se tymi i kërcejve të duhanit përmban më pak rrëshirë sesa përmban tymi i drurit të pishës. Përveç kësaj nuk përmban nikotinë. Domethënë lënda e drurit që prodhohet prej duhani është cilësore. Pastaj prej kërcejve të duhanit përpunuam peleta dhe bëmë analiza të kaloricitetit të tyre. U bë e qartë se kaloriciteti e lejon përdorimin e këtyre paletave për ngrohje. Në se prej këtyre 90 mijë tona prodhohen paleta, atëherë pothuaj 9 mijë familje do të mund t’i përdorin për ngrohje. Kështu po të blihen makinat e domosdoshme, do të kursejmë shumë lëndë druri dhe do të shpëtojmë territore të mëdha pyjore. Për një vendbanim është e mjaftueshme një makinë. Mund të prodhohen mjaftë paleta, pastaj të shiten e kështu të sigurohen mjete financiare suplementare. Tashmë shumë ndërmarrës treguan interes tek kjo ideja, por qëllimi ynë është që prej saj të përfitohen prodhuesit e duhanit dhe kështu ata të sigurojnë për veten të ardhura suplementare. Nga ana tjetër, kështu ata do të përdorin energji ripërtëritëse, që tani është tendenca më e preferuara në energjetikë.”
Çfarë është “e nesërmja e qëndrueshme e duhanit” e pyetëm ekspertin shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimeve Georgi Rallçev. Për Radio Bullgarinë ai tha:
“Për të gjithë prodhuesit e duhanit është me rëndësi të madhe se duhani nuk financohet në programin e ri programor. Por ka shumë mundësi, të cilat mund t’i përdorin prodhuesit e duhanit. Duhani nuk është objekt i financimit evropian, por financohet nga shteti. Shumë prodhues të duhanit tashmë zgjeruan veprimtaritë e tyre dhe po merren me rritjen e kafshëve, për të cilat mund të marrin financim. Shumë janë edhe mundësitë e ofruara nga Programi për Zhvillimin e Rajoneve Rurale. Po diskutohen mundësitë për riorientim ndaj prodhimeve të tjera. Duhet të them se prodhimi i duhanit nuk stimulohet në Evropë. Të gjitha mjetet financiare që po parashikohen në periudhën programore deri në vitin 2020 kanë vetëm një qëllim – të japin mundësi për riorientimin e prodhimit. Po të duam ta zhvillojmë prodhimin e duhanit duhet t’u përgjigjemi kërkesave të tregut – kjo do të thotë se cilësia duhet të jetë shumë e lartë. Shtetet fqinje gjithashtu prodhojnë duhan oriental, por nuk mund të them se cilësia e duhanit bullgar është më e lartë, çmimi gjithashtu nuk është konkurrues”.
Gjatë konferencës ishte theksuar se organizatat e prodhuesve të duhanit kanë një rol të rëndësishëm. Kryetari i Asociacionit Kombëtar të Prodhuesve të Duhanit Cvetan Filev tha:
“Në BE ka 400 mijë prodhues të duhanit, 200 mijë prej të cilëve jetojnë në dhe punojnë në Bullgari. Domethënë në Bullgari ata janë shumë, janë të vogël dhe zotërojnë pak tokë. Se si një prodhues të vogël mund të konkurrohet me një kompani të madhe multikombëtare? Për këtë arsye theksi është mbi krijimin e organizatave të prodhuesve. Në se prodhuesit e një rajoni bashkohen në një organizatë dhe disponojnë për shembull me 200-300 tonë duhan, atëherë tregtarët do të kenë një qëndrim të ndryshëm ndaj tyre.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Shevkie Çakër
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..