Po fillon fushata sqaruese për pagimet e drejtpërdrejta në kuadrin e programit “Zhvillimi i Rajoneve Rurale” me buxhet 1.4 mlrd leva (700 mln euro.) Qëllimi i saj është që prodhuesit të njihen me kërkesat kryesore, mënyrat e pagimit dhe kushtet për financim.
Periudha e re programore është 2014-2020. Qeveria e kryeministrit Borisov po kontrollon pagimet për etapat e përfunduara të programit. Tani për tani auditimi nuk është përfunduar, sqaroi ministrja e bujqësisë Desislava Taneva dhe shtoi: “Në proces të monitorimit janë rreth 150 euro, sanksionet deri tani janë për 60 mln euro. Sanksionet janë kryesisht për shpërdorime në prokurimet publike.”
Versioni i fundit i programit, që pritet se do të miratohet është parashtruar në Bruksel para një muaji. Sipas ministres Taneva afati më optimistik për miratimin e programit është muaji korrik i këtij viti. Pavarësisht nga kjo qeveria do ta fillojë pagimin paraprakisht, para miratimit të tij, kështu që bujqit bullgarë të mund t’i përdorin mjetet financiare pa vonesë. Ja se çfarë tjetër tha ajo: “Ne do ta fillojmë programin akoma gjatë këtij muaji dhe po të ketë konsensus do ta nisem kapitullin për Investime në Ferma. Përparësi do të kenë projektet për investime në rajonet fshatare dhe ato të prapambetura si për shembull Bullgaria Veriperëndimore, investimet në blegtori, në prodhimin e perimeve, në inovacione, në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe investimet.”
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve do të përdorë kërkesat, të cilat ishin në fuqi gjatë periudhës së mëparshme të programit dhe para miratimit të tij nga Brukseli nuk do të financohen projektet e ashtuquajtura të “integruara” apo investimet kolektive. Do të ndryshohen kërkesat në një nga kapitujt më të njohura – “Fermeri i ri” dhe lëshimi i ndihmës fillestare do të bëhet sipas proceduarave të lehtësuara. Sipas ministres Taneva ky ndryshim bëhet sipas këshillit të KE-së dhe qëllimi është që të financohen ferma të reja me potencial për zhvillim.
Përveç mjeteve të lëshuara në kuadrin e programit për “Zhvillimin e Rajoneve Rurale” nuk parashikohen kompensime të tjera për prodhuesit bullgarë të qumështit për humbjet e tyre nga embargoja ruse. Është parashikuar financim suplementar për prodhuesit e qumështit të thatë dhe të gjalpit. Në Bullgari nuk ka prodhues të qumështit të thatë, derisa ata që bëjnë gjalpë janë pak. Tani për tani Bullgaria dhe Rumania, të cilat kanë struktura të ngjashme të blegtorisë, e kanë përkrahjen e gjashtë të shteteve të tjera anëtare të BE-së dhe kjo nuk është e mjaftueshme. Përpunuesit bullgarë të qumështit mund të përdorin financim në kuadrin e programeve kombëtare për fermat e lopëve dhe për fermat e deleve.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..