Deri më 22 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje mbahet Ekspozita e 4-të e mallrave bullgare. 80 ndërmarrje të vogla me veprimtari në industrinë e lehtë ekspozojnë prodhimet e veta në kuadër të aktivitetit “Besojini prodhimit bullgar”. Ky aktivitet i është kushtuar Ditës Botërore të Konsumatorëve – 15 mars dhe bën pjesë në listën e aktiviteteve të Dhomës Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë, e cila shënon 120-vjetorin e saj.
Aktivitete të tilla zakonisht tregojnë aftësitë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përkatësisht gjendjen e tyre në ekonominë bullgare. A u përgjigjen ato kërkesave të konsumatorëve bullgarë.
Prodhuesit bullgarë të ushqimeve, pijeve dhe kozmetikës kërkohen në tregun bullgar. Konsumatorët vendorë janë tërhequr jo vetëm nga cilësia e produktit të dhënë, por dhe nga ambalazhet e tij të bukura dhe uljet e zakonshme që bëhen. Sipas agjencisë së statistikës së tregut GfK Bullgari, në vitin 2014 ndër më të kërkuarat ka qenë bulmeti dhe mishi vendor, ndërsa jo aq të kërkuara – ëmbëlsirat dhe pijet jo-alkoolike. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës produktet bullgare të mishit gëzojnë interes të madh dhe jashtë shtetit.
Sondazhi i agjencisë GfK Bullgari nuk përfshin fushën e kozmetikës. Po, ja se ç’ka mendon, zëvendës kryetari i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë në Bullgari, z. Georgi Stoev:
“Për sa i përket kozmetikës, ka produkte shumë cilësore të cilat nuk janë brande me famë botërore, shpjegon eksperti Stoev. – Kjo është ashtu sepse ndërmarrjet e vogla nuk mund të realizojnë përmasat minimale të eksportit, pra nuk e kanë qarkullimin e mjaftueshëm për tregjet e huaja.”
Ndër produktet kozmetike me interes janë ato të bëra nga argjila natyrale, ekstrakti i kërmijve dhe dhjama e strucit. Mendohet se këto produkte janë efektive kundër shfaqjes së rrudhave. Bile produktet janë me çmime të favorshme – 5, 10 euro.
Jo shumë të kërkuara janë veshjet, këpucët dhe çantat bullgare. Sepse modelet më tepër i referohet periudhës së viteve të 70-ta dhe 80-ta. Megjithatë çmimet janë të favorshme. Në fakt, kapaciteti i rrobaqepësisë bullgare shfrytëzohet nga firmat e huaja. Dhe një pjesë e madhe e ndërmarrjeve të rrobaqepësisë në Bullgari punojnë me materialet e porositësit.
Në stendat e ekspozitës mund të shihen mallra artizanale – luga prej druri, punime zbukuruese prej druri dhe rruaza të ndryshme. Po ahstu mund të shihen shapka prej lëkure dele etj.
Për mendimin e z. Georgi Stoev përkufizimi “mall bullgar” është me kusht, sidomos kur flasim për ushqimet, punimet prej lëkure dhe kozmetikën: “Po thuaj se nuk ka 100 për qind mallra bullgare. Pavarësisht vendit të prodhimit, në produkte ka gjithnjë e më shumë pjesëmarrje ndërkombëtare. Kur ka krizë financiare, konsumatorët kërkojnë produkte me çmime të ulëta. Ky fakt ndikon mbi cilësinë e mallit. Çmimet e produkteve bullgare jo gjithherë janë më të ulëta.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: BGNES dhe BTA
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..