Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hans-Gert Pottering: “Për lumturi jemi të bashkuar”

БНР Новини
Foto: BGNES

“Përshëndes gatishmërinë e qeverisë gjermane për të rifilluar bisedimet me Bullgarinë për aderimin e vendit në hapësirën Shengen”. Këtë e deklaroi ish Kryetari i Parlamentit Evropian Hans-Gert Pottering në një intervistë për Radio Bullgarinë pas prezantimit të librit të tij “Për lumturi jemi të bashkuar – rruga ime evropiane” në tregun bullgar të librave. Përkthimi i tij i pare në gjuhë të huaj është në bullgarisht. Në të evropiani i bindur përshkruan 35 vjetet e tij në eshalonët më të lartë të politikanëve gjermanë me influencë. Kolegu i Angela Merkelit në Partinë Kristian Demokrate është njeri prej politikanëve gjermanë me influencë më të madhe, i vetmi evrodeputeti, i cili prej zgjedhjeve të para direkte për PE është pa ndërprerje anëtar i tij. Kristiandemokrati Hans-Gert Pottering është një prej figurave prijëse në procesin e zgjerimit të BE. Kolegia Vesella Vlladkova kërkoi mendimin e tij për një sërë çështjesh aktuale për Evropën dhe për Bullgarinë.

“Nuk kam dyshime, se në kohë sa më të afërt do të mund të përshëndesim Bullgarinë në hapësirën Shengen. Por ajo duhet të zbatojë të gjitha kushtet për këtë anëtarësim” – nënvizoi Pottering.

Në një intervistë ju keni thënë, se Bullgaria dhe Rumania janë aderuar me ngut në BE. Por në sfondin e situatës së sotme në Ukrainë ky vendim politik atëherë e “ka shuar etjen e Rusisë”. Etje për çfarë?

“Kur në vitin 2007 Bullgaria dhe Rumania u aderuan në BE ne dinim shumë mirë, se në sistemin e drejtësisë të të dy vendeve kishte shumë dobësi. Dimë gjithashtu, se këto probleme ende nuk janë përballuar” – shënon Pottering. “Në Bullgari ende ka deficite serioze në drejtim të rendit juridik. Duhet të shënoj, se askush në BE nuk e shtron nën dyshim anëtarësimin tuaj në aleancë. Por gjithashtu dua të inkurajojë vendin tuaj në reformat në sistemin gjyqësor, i cili siç duket është zhytur në rrjetet e varësive të vjetra dhe të reja. Gëzohem, se Bullgaria dhe Rumania sot janë anëtare të BE, sidomos në sfondin e ngjarjeve në Ukrainë, në sfondin e agresionit rus aty, sepse nuk mund të përjashtojmë skenarin, në të cilin agresioni rus mund të ishte drejtuar ndaj Bullgarisë apo Rumanisë, në qoftë se ato nuk ishin aderuar në BE. Dimë, se Rusia përpiqet në çdo mënyrë të ushtrojë ndikim mbi Bullgarinë dhe vendi juaj meriton tërë mbështetjen e BE që të mund të mbrojë sovranitetin e vet në kuadrin e bashkimit.”

Pikërisht në drejtim të Rusisë në BE vihen re dallime serioze – Polonia dhe vendet baltike insistojnë për kontroll më të rreptë ndaj Moskës, ndërsa Greqia, deri diku edhe Bullgaria janë më të përmbajtur, kur bëhet fjalë për sanksione kundër Rusisë. A mendoni se Bullgaria është një farë “kali i Trojës” i Rusisë në BE, siç pohonin disa konservatorë perëndimorë pas aderimit tonë në BE?

“Nuk duhet të kemi asfare dyshim, se Rusia përkrah parti të djathta ekstremiste në vendet e BE, si edhe se ndihmon për krijimin e partive socialiste në këto shtete – mendon kristiandemokrati gjerman. – Rusia ndjek politikë, të cilën ne nuk e miratojmë. Jam i bindur, se qeveria e sotme në Bullgari mbron orientimin e jashtëm politik të vendit dhe se Bullgaria vazhdon të jetë partner i sigurte i BE.”

“Për lumturi jemi të bashkuar” ky është titulli i librit Tuaj, por në Evropë gjithnjë e më qartë po përvijohen vija ndarëse, si p.sh. midis Veriut dhe Jugut. Veriu i fuqishëm ekonomikisht, përfshi Gjermanin, gjithnjë e më pak është i gatshëm të paguajë faturat e Jugut, të rënë në krizë ekonomike. A ndahet BE në të varfër dhe të pasur?

“Të gjithë ne mbajmë përgjegjësi për të ardhmen e BE dhe nën të gjithë kuptoj të gjitha 28 vendet anëtare të bashkimit – thotë Hans-Gert Pottering. – Ne jemi mbi 500 milionë qytetarë evropianë dhe duhet të jemi solidarë si në kohë të mirë, ashtu edhe në kohë të vështirë. Në të vërtetë, në kuadrin e BE ka dallime të mëdha, por edhe Veriu evropian ka probleme. Prandaj mendoj, se në kohë të vështira duhet të ndihmojmë njeri –tjetrin.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD