Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ndikojë kazusi “Vasillev” mbi marrëdhëniet me Serbinë

Foto: BGNES
Gjatë javës së kaluar Presidenti Rosen Plevneliev vizitoi Serbinë. Vizita ishte paraprirë nga një zhvillim i ndjeshëm për Bullgarinë rreth kërkesës së saj që bankieri Cvetan Vasillev, i akuzuar nga Prokuroria për derdhjen e 203 mln euro nga Banka Korporative Tregtare, të ekstradohet nga autoritetet serbe. Pasi Gjykata e Lartë në Beograd ishte miratuar kërkesën për ekstradimin si e arsyeshme, Gjykata e Apelit e ktheu kazusin në shkallën e parë me rekomandimin që nga Prokuroria bullgare të kërkohet informacion shtesë, ndërsa instanca e parë të korrigjoje të metat e bëra gjatë shqyrtimit të deritanishëm të  kazusit. Disa e interpretuan rastin si refuzim të ekstradimit dhe kjo krijoi dyshime, se kazusi “Vasillev” do të ndikojë mbi marrëdhëniet bullgare-serbe dhe presidentët Tomisllav Nikoliç dhe Rosen Plevneliev ishin lutur të komentojnë rastin. Nga komentet u bë e qartë, se  zhvillim të tillë nuk duhet të pritet. Sipas Nikoliçit, me siguri Vasilevi ka kryer krim në Bullgari, për të cilin do të përgjigjet para gjykatave të saj, ndërsa sipas Plevnelievit thjesht duhet të presim që organet kompetente të Serbisë të kryejnë punën e tyre. Pala serbe është angazhuar që të kontribuojë për garantimin e të drejtave kushtetuese të pakicës kombëtare bullgare në territorin saj, ndërsa ajo bullgare – të propozojë mekanizma për tërheqjen e investimeve suplementare në rajonet me bullgarët etnikë. Në ecuri janë projekte të rëndësishme për lidhjet midis dy vendeve në fushën e  transportit dhe energjisë. Në ndërtimin e projekteve nëpër trasenë e Korridorit Transevropian të Transportit 10, i cili është me prioritet për dy vendet, Bullgaria ka investuar 1 mlrd euro. Bullgaria dhe Serbia vazhdojnë të jenë të interesuar për projektin e gazsjellësit “Rryma Jugore”. Planifikohet një mbledhje e parë e përbashkët e dy qeverive, në proces të përgatitjes është Traktati për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë. Deri sa zhvillimet rreth ekstradimit të bankierit Cvetan Vasilev nuk janë refuzim, por një ngadalësim formal i procesit nga ana e pushtetit gjyqësor, proceset në marrëdhëniet e dyanshme, që janë fryt i bashkëpunimit të gjerë ndërshtetërorе mund të konsiderohen si një garanci më të madhe, se sa ato që kanë të bëjnë me një mashtrim me mjete bankare.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD